📚 Vizitë Studimore në Parlamentin e Kosovës!

18 Dhjetor 2024

Studentët e programit të Gjuhës Angleze nga Kolegji AAB patën mundësinë të vizitojnë Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku u mirëpritën nga Drejtoria për Shërbime Juridike dhe Përafrim të Legjislacionit. Gjatë vizitës, znj. Vjollca Sogojeva, zyrtare e lartë për Harmonizimin Gjuhësor të Legjislacionit, mbajti një ligjëratë inspiruese mbi procesin kompleks të përkthimit dhe harmonizimit të ligjeve nga gjuha shqipe në atë angleze. 📝

Studentët përfituan nga një diskutim interaktiv, ku u trajtuan sfidat dhe rëndësia e gjuhës së qartë në komunikimin juridik. Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme që ndihmoi studentët të kuptojnë më mirë ndërthurjen mes gjuhës dhe procedurave ligjore. 👩‍⚖️🌍

#KolegjiAAB #GjuhëAngleze #VizitëStudimore #ParlamentiKosovës

Share: