25-VJETORI I KOLEGJIT AAB – MAGJIA E ARTIT NGA FAKULTETI I ARTEVE

29 Shtator 2025

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Kolegjit AAB, Fakulteti i Arteve, nën udhëheqjen e Dekanit Prof. Fitim Aliu, organizoi një program artistik e kulturor të jashtëzakonshëm, duke e shndërruar këtë jubile në një manifestim të krijimtarisë dhe traditës kulturore.

Vallëzimi Bashkëkohor

Ceremonia u hap me një performancë të vallëzimit bashkëkohor nga Enis Mulaku dhe Lirinda Krasniqi, nën koreografinë e Robert Nuhës dhe grupit Noa Dance Theatre Company.

Interpretimi në piano nga Puhiza Sadiki

Puhiza Sadiki interpretoi veprën “Malagenia”, duke sjellë një interpretim elegant që emocionoi publikun.

Performanca instrumentale “25 Gërshetat”

Astrit Stafaj (kitarë) dhe Artan Rexhepi (piano) krijuan një dialog muzikor simbolik për 25 vitet e Kolegjit AAB, përmes veprës “25 gërshetat”.

Performanca e Korit “Siparantum”

Kori “Siparantum, nën drejtimin e Memli Kelmendit, solli një interpretim të fuqishëm që reflektoi madhështinë e përvjetorit.

Përfundim

Ky program artistik dhe kulturor i organizuar nga Fakultetin e Arteve dëshmoi se arti është forca që i jep jetë festës, kështu duke e vendosur Kolegjin AAB në qendër të vëmendjes kulturore.

Share: