Për shkak të respektimit të masave anti-covid, ngjarja do të transmetohet live në profilin tonë zyrtar në facebook, ndërsa pjesëmarrja fizike në sallë do të jetë e kufizuar.
Me rastin e 6 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, Fakulteti i Kulturës Fizike organizon tryezë diskutimi në lidhje me kontributin pozitiv që sporti mund të ketë në realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimin e të drejtave të njeriut.
Të ftuar në këtë tryezë do të jenë Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti, këshilltar i Presidentit të KOK.