Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB Engin Melekoglu ka publikuar studimin e tij shkencor “Një metodë e re diagnostike për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike duke përdorur sinjalin fotopletizmografik dhe inteligjencën artificiale hibride”.
Ky studim i cili u realizua në bashkëpunim me Sakarya University të Turqisë, sjell metodën më të re dhe më të sofistikuar për të zbuluar sëmundjet pulmonare obstruktive kronike që përputhet me zhvillimet e fundit teknologjike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
Zbatimi i kësaj metode përcillet me efektin e dukshëm në jetën e përditshme të njerëzve, duke i bërë ata më të vetëdijshëm rreth rreziqeve që paraqesin këto sëmundje në nivelin global.
Prandaj metoda më e re e zbuluar nga profesori Melekoglu e cila përmes përdorimit të fotopletizmografisë mundëson diagnostikimim e COPD, rrit dukshëm shpresat për zbulim të hershëm të sëmundjes e më pas trajtimin e saj në mënyrën e duhur.
Sipas gjetjeve diagnoza realizohet përmes një regjistrimi dy sekonda nga PPG-fotopletizmografia dhe duke përdorur një qasje të kombinuar të inteligjencës artificale del raporti i saktë deri në 95.31%.
Sëmundjet kronike obstruktive pulmonare karakterizohen nga problemet me frymëmarrje dhe bllokimin e qeseve ajrore të njohura si alveola brenda mushkërive, duke shkaktuar kështu probleme të vazhdueshme në frymëmarrje, kollë dhe gulçim.
Më poshtë gjeni linkun e studimit: https://peerj.com/articles/cs-1188/