BA

Vlora Latifaj

Biografia

Lindur në Shipashnicë e Epërme, komuna e Kamenicës, 27 qershor 1981. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka ndjekur në komunën e Kamenicës. Studimet në nivelin Bachelor në Kulturë Fizike dhe Sport i ka përfunduar në Kolegjin AAB ku në vitin 2014 ka marrë titullin Bachelor në Kulturë Fizike dhe Sport. Nga viti 2022 është në proces të përfundimit të studimeve Master në Kolegjin AAB.

Përvoja profesionale

Përvojën profesionale e ka filluar si Mësimdhënëse e Lëndës së Edukimit Fizik në Shkollën Fillore “The British School of Kosova” ku ka punuar nga 2016 – 2018. . Nga viti 2018 është e angazhuar si Asistente në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, lënda: Vallëzim me Gjimnastikë Ritmikë, ku ka përgjegjësi të mbajë orën e lëndës së vallëzimit me gjimnastikë ritmike. Te planifikojë dhe organizojë mbajtjen e orës praktike. T’i ndihmojë studentët në aplikimin dhe përvetësimin e ushtrimeve të gjimnastikës ritmike, si dhe të bëjë vlerësimin e pjesës praktike të mësimit.

Nga 2018 është e angazhuar si Asistente në Fakultetin e Shkencave Sociale, lëndët: Metodika e Edukimit Fizik dhe Zhvillimi Psikomotorik Përmes Lojërave. Ku ka përgjegjësi të mbajë orët praktike në lëndët e lartpërmendura. T’i ndihmojë studentët në aplikimin dhe përvetësimin e ushtrimeve. T’i ndihmojë profesorët e lëndës në mbajtjen dhe organizimin e provimeve. Të ndihmojë dhe inkurajojë studentët në aplikimin e punës ekipore gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve.

Kultura dhe arti – Aktivisht është e përfshirë në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe rekreative me studentët. Është e angazhuar në bashkë-koordinim të aktiviteteve me Federatën e Sportit Universitar.

Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.