Dekani i Fakultetit të Psikologjisë Naim Telaku dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Palët janë dakorduar që në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, studentët e Fakultetit të Psikologjisë të zhvillojnë praktikën e tyre studimore në këtë institucion.
Ndërsa parashihen aktivitete të përbashkëta, të cilat synojnë t’u hapin rrugë bashkëpunimeve të reja në fushat e avokimit për shëndetin mendor, ndihmës për të mbijetuarit e traumës, ligjërata dhe konferenca që pritet të zhvillohen në të ardhmen.