Eksperti i kriminologjisë nga SHBA mban ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB

15 Korrik 2024

Për të folur më shumë rreth eksperiencës së tij si asistent profesor i specializuar në Drejtësi Penale dhe Kriminologji, Myunghoon Roh nga Universiteti Salve Regina në SHBA, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB.

Temat e kësaj ligjërate ishin: Aplikimi i inteligjencës artificale në parandalimin e krimit, teoria e përgjithshme e tendosjes së Agnew për kriminalitetin e të miturve dhe mikrobioma e njeriut dhe ndikimi i saj në sjelljen kriminale individuale.

Ai njoftoi studentët me hulumtimet e tij të botuara në revista të ndryshme si “Violence and Victims”, “BMC Public Health”, dhe “The International Journal of Emergency Mental Health and Human Resilience”.

Gjithashtu z.Roh ndau edhe detaje për vizitat e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, në lidhje me të dhënat që ka siguruar rreth kriminologjisë së delinkuentëve të rinj, kriminologjisë krahasuese dhe teorisë kriminologjike.

Share: