Biznes Digjital

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi i studimeve bachelor “Biznesi Digjital” synon të përgatisë studentët për të kuptuar, zhvilluar dhe zbatuar strategji inovative me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës dhe konkurrueshmërisë në industrinë e biznesit digjital. Programi synon t’i ndihmojë studentët të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për sfidat dhe mundësitë e karrierës së tyre, duke i trajnuar në mënyrë sistematike në fusha akademike, profesionale dhe praktike në botën e digjitalizuar.

Programi BA profesional në Biznes Digjital, i cili ofron dy specializime në: a) Inteligjencë Artificiale në Biznes dhe b) Menaxhimi i Rrjeteve Sociale, bën pjesë në fushën e menaxhimit, biznesit dhe digjitalizimit të proceseve të biznesit. Në mënyrë më të gjerë, ky program synon të pajisë profesionistët me njohuri dhe aftësi për menaxhimin e bizneseve digjitale, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e rrjeteve sociale për të krijuar përparësi konkurruese në biznes.

Zgjerimi i këtyre njohurive do t’u mundësojë studentëve t’i zbatojnë ato në praktikë, duke promovuar inovacionin dhe menaxhimin e suksesshëm të ndryshimeve teknologjike për të arritur sukses në epokën aktuale të digjitalizimit. Përmes këtij programi, inkurajojmë gjithashtu kërkimin shkencor dhe inovacionin në këto fusha, duke synuar të kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë përmes përdorimit të teknologjive të avancuara të biznesit digjital.

Misioni

Misioni i programit BA Profesional Biznes Digjital është “t’i pajisë studentët me njohuri dhe shkathtësi në fushën e biznesit digjital, duke përgatitur profesionistë që përdorin mjete digjitale si inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i rrjeteve sociale për të rritur profitabilitetin e bizneseve dhe për të mundësuar përmirësime të vazhdueshme në përshtatjen ndaj trendëve të digjitalizimit”.

Bartësit e programit tё studimit:

Rezultatet e të Nxënit

Pas përfundimit me sukses të programit BA Biznes Digjital, studentët do të kenë fituar një gamë të gjerë njohurish, shkathtësish dhe kompetencash si nё vijim:

 Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 120 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Profesional nё Biznes Digjital zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

 

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Biznes Digjital.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Studentët qё studiojnë nё programin BA Profesional nё Biznes Digjital përgatiten për role profesionale të nivelit të parë si menaxherë të bizneseve digjitale, specialistë të marketingut digjital, analistë të të dhënave (data analysts), ekspertë të inteligjencës artificiale në biznes, menaxherë të rrjeteve sociale, konsulentë të inovacionit digjital dhe zhvillues të strategjive të e-commerce dhe komunikimit online.

Metodat e vlerësimit

Në programin BA Profesional në Biznes Digjital përdoret një qasje e kombinuar vlerësimi, e cila përfshin provime me shkrim, studime rastesh, punime seminarike, detyra laboratorike dhe prezantime me gojë, për të zhvilluar aftësitë analitike, kreative, komunikative dhe digjitale të studentëve. Vlerësimi plotësohet me raporte reflektuese dhe projekte praktike në mjedise reale pune, duke i ndihmuar studentët të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë dhe të përgatiten për sfidat e profesionit. Përgjatë gjithë semestrit zbatohet edhe vlerësimi formativ, që përfshin ushtrime, diskutime dhe feedback të vazhdueshëm nga profesorët, me qëllim monitorimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të të nxënit.

Kohëzgjatja dhe Vëllimi

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >nuk aplikohet SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

 

Viti I

Hyrje në Biznesin Digjital, 6 ECTS
Ekonomia Digjitale, 7 ECTS
Gjuhë Angleze I, 4 ECTS
Bazat e Informatikës Digjitale, 7 ECTS
Format e Organizimit të Biznesit, 4 ECTS
Konceptimi i projekteve digjitale, 7 ECTS
Fintek dhe Bankingu Digjital, 6 ECTS
Mbledhja dhe përpunimi digjital i te dhënave, 4 ECTS
Parimet e Menaxhimit ne biznesin digjital, 7 ECTS
Hyrje në Inteligjencën Artificiale, 6 ECTS

Viti II

Inovacioni dhe Transformimi Digjital, 6 ECTS
Menaxhimi Strategjik nё Biznesin Digjital, 6 ECTS
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, 6 ECTS
Ndërmarrësi Globale, 6 ECTS
Arkitektura dhe Projektimi i Bazave të të Dhënave, 6 ECTS
Bazat e Scrum, 6 ECTS
Shkenca Kompjuterike për Biznes, 6 ETCS
Menaxhimi i Projekteve, 6 ETCS
Shkenca e të Dhënave dhe Big Data, 6 ETCS
Marketingu Online, 6 ECTS
Teknologjia e Aplikacioneve në Ueb, 6 ECTS
Kontabiliteti i kompjuterizuar, 6 ECTS

Viti III - Specializimi: Menaxhimi i Rrjeteve Sociale

Menaxhimi i Rrjeteve Sociale I - 6 ECTS
Aftësi në Komunikim dhe Negociim - ECTS 6
Projekt Praktik - 8 ECTS
Teknologjite e Mediave të Reja - 6 ECTS
Marrëdhëniet me Publikun - 4 ECTS
Psikologjia në Komunikimin e Marketingut 4 - ECTS
Menaxhimi i Rrjeteve Sociale II 6 - ECTS
Komunikimi Digjital në Marketing - 6 ECTS
Projekt Final Praktik - 8 ECTS
Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët Digjitalë (CRM) – 6 ECTS
Reklamim Digjital - 4 ECTS
Etika dhe Siguria në Biznesin Digjital 4 - ECTS

Viti III - Specializimi: Inteligjenca Artificiale në Biznes

Inteligjenca Artificiale për Biznes I – 6 ECTS
Hyrje në Python dhe Mësimin e Makinerive (Machine Learning) – 6 ECTS
Përpunimi i Gjuhës Natyrore (NLP) – 6 ECTS
Projekt Praktik - 8 ECTS
Strategjitë Teknologjike: Rasti i AI – 4 ECTS
Inteligjenca e Marketingut Digjital – 4 ECTS
Inteligjenca Artificiale për Biznes II - 6 ECTS
Minierat e të Dhënave (Data Mining) – 6 ECTS
Siguria Kibernetike në Bizneset Digjitale – 6 ECTS
Projekti Final i Praktikës – 6 ECTS
Sistemet e Informacionit dhe Inteligjenca e Biznesit - 4 ECTS
Kërkimi i Avancuar i Tregut Online - 4 ECTS