Banka, Financa dhe Kontabilitet

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi BSc Banka, Financa dhe Kontabilitet është konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të kuptuar, analizuar dhe menaxhuar procese komplekse në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike në analizë financiare, auditim, planifikim strategjik dhe menaxhim të riskut.

Ky program synon të zhvillojë kapacitete analitike, kërkimore dhe menaxheriale, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë në mënyrë kritike funksionimin e institucioneve financiare dhe të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit financiar përmes aplikimit të metodave bashkëkohore të kontabilitetit, bankimit dhe menaxhimit financiar.

Përmes punës praktike, projekteve kërkimore, simulimeve bankare dhe analizave të rasteve reale, studentët zhvillojnë aftësi për të zbatuar në praktikë njohuritë e fituara në menaxhimin e burimeve financiare, hartimin e raporteve kontabël, analizimin e tregjeve dhe vlerësimin e performancës financiare të bizneseve dhe institucioneve.

Misioni

Misioni i programit BSc në Banka, Financa dhe Kontabilitet është: “të përgatisë studentët me njohuri teorike dhe aftësi kërkimore në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë, duke ofruar metoda bashkëkohore dhe të avancuara të mësimdhënies dhe të nxënies, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e praktikave aktuale dhe në përshtatjen me trendet inovative në sektorin financiar dhe në shoqëri në përgjithësi.”

Bartësit e programit tё studimit:
Rezultatet e tё nxёnit

Pas përfundimit me sukses të programit BSc në Banka, Financa dhe Kontabilitet, studentët do të fitojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca si më poshtë:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 150 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BSc Banka, Financa dhe Kontabilitet zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Shkencave në Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Studentët tё cilët ndjekin programin BSc Banka, Financa dhe Kontabilitet përgatiten për role profesionale të nivelit të parë si financierë, bankierë, kontabilistë, auditorë, analistë të riskut dhe investimeve, menaxherë financiarë, këshilltarë të biznesit dhe ekspertë të kontrollit të brendshëm në institucione publike dhe private.

Metodat e vlerësimit

Nё programin BSc Banka, Financa dhe Kontabilitet zbatohet një qasje e kombinuar e vlerësimit duke përdorur metoda të ndryshme si provime me shkrim, studime rastesh, punime seminarike dhe detyra për të zhvilluar të menduarit kritik, aftësitë analitike dhe kompetencat digjitale të studentëve. Vlerësimi plotësohet edhe me prezantime, raporte reflektuese dhe praktikë profesionale, të cilat ndihmojnë në forcimin e aftësive të komunikimit, bashkëpunimit dhe zbatimit të njohurive në situata reale pune. Procesi përmbyllet me hartimin e tezës së diplomës, ku studentët demonstrojnë pavarësi kërkimore, zbatim metodologjik dhe aftësi për të propozuar zgjidhje praktike për probleme të fushës.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Mikroekonomia I 7 ECTS

Lënda ka për qëllim t’i pajis studentët me bazat e teorisë mikroekonomike, si degë e ekonomiksit. Fokusi do të jetë mbi zgjedhjet dhe vendimet të cilat i marrin individët dhe ndërmarrjet në kushte të resurseve të kufizuara. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tregut dhe aspekteve të lidhura me të, përcaktimin e çmimeve, dhe alokimit të resurseve.

Matematika për Biznes dhe Ekonomi – 7 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Matematikë për Ekonomi dhe Biznes” është të aftësoj studentët në zhvillimin e mendimit kritik dhe logjikë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme matematikore dhe marrjen e vendimeve në nivel makroekonomik dhe mikroekonomik përmes përdorimit të modeleve matematikore dhe teknikave të specializuara.

Gjuha Angleze I – 6 ECTS

Lënda synon të zhvillojë aftësitë e studentëve në të folurit dhe të shkruarit në gjuhën angleze në fushën e ekonomisë gjegjësisht biznesit. Poashtu, u mundëson studentëve që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe logjik në formulimin e fjalive në mënyrë të drejtë duke përdorur terminologjinë nga fusha e ekonomisë.

Informatika – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë që ofron TIK në zgjidhjen e problemeve të ndryshme me anë të përdorimit të kompjuterit. Studentëve do të ju mundësohet të ndërtojnë kompetenca të cilat do t’i përdorin për realizimin e obligimeve të përditshme dhe atë, prej përfitimit të njohurive elementare në Windows deri te krijimi i prezantimit në PowerPoint, detyra themelore dhe të avancuara në Excel dhe njohja me Database-ën në Access.

Kontabiliteti në Biznes - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Kontabilisti në Biznes” është të aftësoj studentët që të krijojnë një pasqyrë mbi strukturën, organizimin dhe kulturën organizative në biznes si dhe të demonstrojnë kontabilitetin dhe funksionet financiare e brenda biznesit.

Etika në Biznes – 5 ECTS

Lënda “Etika në Biznes” ka për qëllim t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për të kuptuar dhe analizuar etikën si një komponent thelbësor të biznesit, menaxhimit dhe marrëdhënieve profesionale. Nëpërmjet kësaj lënde, studentët do të zhvillojnë aftësinë për të reflektuar mbi arsyetimin etik në vendimmarrjen biznesore dhe për të vlerësuar ndikimin e etikës në suksesin e organizatave.

Makroekonomia I – 7 ECTS

Lënda Makroekonomia ka për qëllim t’i pajis studentët me njohuri bazike mbi teoritë,konceptet dhe praktikat makroekonomike duke krijuar zhvlluar dhe avancuar dijen e studentëve në lëminë e makroekomisë si një bazë që mundëson funksionoimin e një ekonomie vendore si një nën sistem i sistemit global ekonomik.

Statistika për Biznes dhe Ekonomi – 7 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Statistikë për Ekonomi dhe Biznes” është të aftësoj studentët për njohuritë teorike, dhe shkathtësi analitike/krijuese për përdorimin e rezultateve dhe instrumenteve statistikore në fushën e ekonomisë dhe biznesit

Kontabiliteti – 6 ECTS

Lënda Kontabiliteti ka për qëllim përvetësimin e njohurive themelore në lidhje me fushën e kontabilitetit dhe të kuptuarit e rolit të tij në sistemin e menaxhimit të shoqërive tregtare, si dhe përvetësimin e njohurive me konceptet dhe parimet themelore të përdorura për ndërtimin e sistemit të kontabilitetit për të siguruar informacion të besueshëm dhe cilësor të shoqërive tregtare përmes pasqyrave financiare.

Komunikimi i Biznesit dhe Shkrimi Akademik – 5 ECTS

Qëllimi i kursit është që studenti të mund të identifikojë jo vetëm strategjitë e komunikimit të dhëna si mesazh ekomomik, por në radhë të parë për të qenë vëzhgues kritik i çdo mesazhi. Njëherësh, të identifikojë edhe atributet që i ngërthen një mesazh dhe të nxitet që të hartojë edhe vetë mesazhe të tilla.

E Drejta e Biznesit – 5 ECTS

E drejta biznesore është një lëndë që ka për qëllim zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik.

Historia e Mendimit Ekonomik– 5 ECTS

Lënda Historia e Mendimit Ekonomik ka për qëllim përvetësimin e njohurive të përgjithshme të historisë së zhvillimit ekonomik të kombeve duke kaluar në periudha të ndryshme tranzicioni politik, social, dhe ekonomik.

Gjuha Angleze II - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Gjuhë Angleze 2” është të zhvillojë aftësitë e studentëve në të folurit dhe të shkruarit në gjuhën angleze në fushën e ekonomisë. Kursi u mundëson studentëve që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe logjik në formulimin e fjalive në mënyrë të drejtë duke përdorur terminologjinë nga fusha e ekonomisë.

Viti II

Para, Banka dhe Kredia – 7 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Paraja, Banka dhe Krediti” është që studentëve të ofrojë njohuri bazike nga fusha e sistemit bankar, gjegjësisht të funksionimit të bankave dhe institucioneve tjera financiare dhe jo-financiare, të rolit të tyre në ekonomi si dhe funksionin e parasë si mjet këmbimi dhe matëse e vlerës.

Kontabiliteti Financiar – 7 ECTS

Qëllimi i Kontabilitetit Financiar, është të zhvillojë njohuri dhe kuptim të parimeve themelore dhe koncepteve në lidhje me kontabilitetin financiar dhe aftësinë teknike në përdorimin e teknikave të kontabilitetit me hyrje të dyfishtë, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.

Menaxhimi – 6 ECTS

Kjo lëndë ka per synim te pergjithshem paisjen e studenteve me njohurite dhe shkathtesite kritike të menaxhimit të përfshira në planifikimin, strukturimin, kontrollimin dhe udhëheqjen e një organizate. Njekohesisht synon qe studentet te zhvillojne njohurite dhe shkathtesite e tyre (know how skills) konceptuale dhe metodologjike bashkekohore ne fushen e menaxhimit, për të diagnostikuar dhe sugjeruar zgjidhjet e përshtatshme për raste të ndryshme menaxheriale dhe organizative.

Financat Publike – 5 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Financat Publike” është që te aftësojë studentët për kuptimin e nocionit dhe funksionin e financave publike, me theks të veçantë njohuri themelore për çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me sektorin publik.

Ekonomia Zhvillimore– 5 ECTS

Qëllimi i lëndës së Ekonomiksit të Zhvillimit është që të ju ndihmoj studentëve që të përfitojnë njohuri më të thella për një numër të çështjeve kritike rreth zhvillimit ekonomik, në këtë rast të Kosovës. Të kuptojnë pikëpamjet e tradicionale dhe bashkëkohore të zhvillimit ekonomik, të njihen dhe të vlerësojnë rolin e disa faktorëve të zhvillimit të Kosovës gjegjësisht të dinë se cilat janë burimet nacionale dhe ndërkombëtare për rritje ekonomike, si dhe strukturën ekonomike të vendit.

Integrimet Ekonomike Evropiane - 5 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim që studentët të njoftohen me informata të nevojshme lidhur me integrimet ekonomike rajonale, me theks të veçante për Bashkimin Evropian. Tjetër qëllim i kësaj lënde është që student të mësojë për rëndesinë e integrimit ekonomik kundrejt atij politik .Studentet do të njoftohen me historikun e krijimit të Bashkimit Evropian dhe institucionet e tij, kriteret e Kopenhages për integrim në BE. Në fokus të vecantë do të jetë zbatimi i ekonomise, me theks të vecantë të tregtisë së hapur, financave publike dhe teorive makroekonomike të tregëtisë.

Hyrje në Ekonometrinë - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Hyrje në Ekonometri” është të aftësoj studentët për njohuritë themelore ekonomotrike, të kuptuarit e modeleve bazë ekonometrike, aplikimin e tyre me anë të softuerëve të ndryshëm dhe interpretimin e rezultateve të cilat janë të nevojshme për analiza në fushën e ekonomisë dhe biznesit.

Makroekonomia II – 7 ECTS

Qëllimi i lëndës “Makroekonomia II” është të zgjerojë njohuritë mbi parimet e një ekonomie kombëtare se si funksionon. Po ashtu, kursi shqyrton një gamë të gjerë konceptesh thelbësore të një ekonomie kombëtare që janë të ardhur kombëtare, parimet e ekonomisë së hapur, sistemi monetar, buxheti i qeverisë dhe borxhi, kërkesa totale, parimet e tregut të punës dhe oferta totale, papunësia dhe inflacioni, rritja ekonomike, luhatjet ekonomike dhe ciklet e biznesit etj.

Fintech dhe Bankingu Digjital – 7 ECTS

“FinTech and Digital Banking” synon t’u ofrojë studentëve një kuptim të vlefshëm të fushës dixhitale dhe bankingut, duke ofruar njohuri praktike të nevojshme për përgatitjen e raporteve, analizën e performancës së bankës në këtë ekosistem të ri sfidues, duke u bazuar në shembuj dhe teori praktike, për të zhvilluar aftësi dhe mjete kyçe menaxheriale për të kontribuar më tej në industrinë bankare.

Menaxhimi Financiar – 6 ECTS

Lënda “Menaxhimi Financiar” synon t’u japë studentëve njohuri për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e pritura nga një menaxher financiar, në lidhje me çështjet që prekin investimet, financimin dhe vendimet e politikave të dividentit.

Marketingu dhe Marketingu Digjital për Banka – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës “Marketingu dhe Marketingu Digjital Bankar” është të ofrojë njohuri të thelluara dhe aftësi praktike në fushën e marketingut dhe marketingut digjital, me theks të veçantë në sektorin bankar. Synimi kryesor është përgatitja e studentëve për t’u bërë profesionistë të suksesshëm të marketingut në industrinë bankare, duke i pajisur ata me njohuri të përditësuara, strategji inovative dhe aftësinë për të përdorur mjetet dhe platformat digjitale.

Trendët e Globalizimit - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde është njohja e studentit me parimet, konceptet dhe shumëdimensionalitetin e trendeve të globalizimit, si dhe të ju ofrojë njohuri dhe shpjegime shkencore për proceset globale, rolin e shteteve të zhvilluara dhe organizatave ndërkombëtare në trendet globale dhe politikave apo interesave të fuqive kryesore në ekonominë globale.

Financat Lokale - 5 ECTS

Financat Publike Vendore synojnë të fitojnë njohuri teorike dhe bazë në fushën e financave publike vendore, buxhetin vendor dhe strukturën e tij, përcaktimin, karakteristikat dhe klasifikimin e taksave vendore, taksave vendore dhe të ofrojë një pasqyrë të përdorimit të fondeve komunale.

Kontabiliteti i Kompjuterizuar - 5 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është të ndihmojë studentët të kuptojnë dhe të fitojnë njohuri themelore në procesin e informatizuar të kontabilitetit dhe t’u ofrojë atyre përvojë praktike në zhvillimin e aftësive për të zotëruar aspektet praktike të kontabilitetit të kompjuterizuar.

Viti III

Analiza Financiare 7 ECTS

Ligjeratat dhe ushtrimet nga Analiza Financiare kanë për synim te perbashket qe studentet te thellojnë njohuritë e tyre mbi konceptin standard të pasqyrave financiare sipas standardeve të kontabilitetit, standardeve mbi raportimin financiar, dhe sipas kërkesave nga autoritetët dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar.

Kontabiliteti Menaxherial 7 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është t’u prezentoj studentëve rëndësinë e informcioneve të kontabilitetit si një mjet i menaxhmentit për të marrë vendimet e duhura menaxheriale.

Tregjet dhe Institucionet Financiare 6 ECTS

Qëllim i përgjithshëm i kursit është që studentëve të ju ofrojë njohuri themelore për strukturën, karakteristkat dhe pjesëmarrësit e sistemit financiar.

Bankingu dhe Menaxhimi i Rrezikut – 5 ECTS

Lënda ka për qëllim të ofroj njohuri teorike dhe praktike në identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve me të cilat ballafaqohen Institucionet financiare, që do mundësojë që studentët të jenë në gjendje të identifikojnë dhe aplikojnë strategji dhe modele të identifikimit, matjes, vlerësimit dhe reduktimit të rreziqeve me qëllim të rritjes së efikasitet në afarizmin e institucioneve financiare.

Analiza e të Dhënave dhe Inteligjenca Artificiale– 5 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri teorike për zhvillimet e shpejta të inteligjencës artificiale duke inkorporuar të dhënat e biznesit (big data) dhe të zhvillojë aftësi krijuese për përdorimin e platformave të ndryshme të inteligjencës artificiale në marketing dhe biznes.

Raportimi Financiar - 5 ECTS

Kursi i Raportimit Financiar synon të zhvillojë njohuritë dhe të kuptuarit e koncepteve dhe parimeve bazë të raportimit financiar, të kuptojë dhe zbatojë standardet e kontabilitetit, raportimin financiar dhe kuadrin teorik në përgatitjen e pasqyrave financiare të subjekteve ekonomike, përfshirë grupet, si dhe mënyrën e analizimit dhe interpretimit të këtyre njohurive.

Ekonomia Monetare - 5 ECTS

Kursi i Ekonomisë Monetare synon t’u mundësojë studentëve të kuptojnë dhe zbatojnë njohuritë e avancuara teorike dhe profesionale në fushën e ekonomisë dhe analizës monetare.

E-Biznesi - 5 ECTS

Lënda ka për qellim studimin e ndikimit të teknologjisë digjitale në strategjitë e biznesit duke u bazuar në kërkesat e tregut kombëtarë, rajonal dhe global. Kursi i lendës bazohet në kalimi i sistemit klasik të të bërit biznes në sistemin digjital duke u bazuar në trendët globale, duke përfshi sipërmarrësit të kenë më letë qasjen në tregun global nëpërmjet sistemit të teknologjisë.

Financat e Korporatave – 7 ECTS

Lënda “Financat e Korporatave” synon t’u ofrojë studentëve njohuri bazë për sipërmarrjen e madhe, udhëheqjen dhe funksionimin e korporatës në realizimin e planeve të saj vjetore. Lënda do të fokusohet si në aspektet teorike, por me fokus të veçantë në ato praktike të cilat do t’u mundësojnë studentëve të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për njohjen e korporatave në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Tema e Diplomës (Bachelor Thesis) – 7 ECTS

Lënda synon t’i mundësojë studentit të zhvillojë njohuri, të kuptuarit, aftësitë dhe qëndrimet më të thella në kontekstin e programit të studimit. Tema e tezës duhet të shkruhet në fund të programit dhe ofron mundësinë për të thelluar dhe sintetizuar njohuritë e marra në studimet e mëparshme.

Menaxhimi i Projekteve – 6 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm është krijimi i aftësive (njohurive dhe aftësive) për të planifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar zbatimin e projekteve në mënyrë efektive sipas metodologjive të ndryshme dhe standardeve ndërkombëtare.

Auditimi – 5 ECTS

Ky kurs synon të paraqesë një qasje konceptuale dhe praktike ndaj auditimit për të siguruar që studentët të fitojnë njohuri për Auditimin e Brendshëm, Auditimin e Jashtëm, Auditimin e Parasë së Gatshme, llojet e auditimit, fazat e auditimit, proceset e auditimit dhe marrëdhëniet ndërmjet auditimit, kontabilitetit financiar, qeverisjes korporative dhe legjislacionit.

Financat Ndërkombëtare - 5 ECTS

Kursi i Financave Ndërkombëtare synon t’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe aplikative të financave ndërkombëtare. Një zotërim i plotë i financave ndërkombëtare është i nevojshëm duke pasur parasysh integrimin dhe globalizimin aktual të botës. Teoritë moderne të financave ndërkombëtare dhe aplikimet e tyre të dobishme në botën reale janë temat kryesore të këtij kursi.

Sistemi Fiskal dhe Monetar i BE-së - 5 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është t’u ofrojë studentëve njohuri për sistemin fiskal dhe monetar të BE-së, duke përfshirë funksionimin, strukturën dhe ndikimin e këtyre politikave, në mënyrë që të krijohet një bazë e mirëfilltë teorike shkencore mbi zbatueshmërinë e këtij sistemi në vendet anëtare si dhe mundësinë e përshtatjes në vendet jashtë Bashkimit Evropian siç është Kosova.

Ekonomia Digjitale - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës Ekonomia Digjitale është t’i pajisë studentët me baza teorike se si informacioni dhe dixhitalizimi ndikon në bizneset dhe tregjet.

Ligjet Komerciale dhe Tatimet në Kosovë - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit është që t’i prezantojë studentët dhe t’ju japë njohuritë themelore për kërkesat ligjore që lidhen me taksat dhe aspektet komerciale të ndërmarrjeve në Kosovë. Ky program synon gjithashtu t’i njohë studentët me parimet teknike dhe fushat e të drejtës tatimore dhe tregtare, pasi ato ndikojnë në aktivitetet e individëve dhe bizneseve në Kosovë.