Trajnim për Siguri Kibernetike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Qëllimi

Kolegji AAB, organizon workshop që do të mbahet në datat 7, 14, 21 dhe 28 mars duke filluar nga ora 9:00.

Qëllimi i workshopit është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri të reja se si funksionojnë rrjetat kompjuterike, si mund të bëhet komunikimi në mes të kompjuterit personal dhe pajisjes së rrjetit ‘router’ si dhe të mësojnë në përgjithësi se si bëhen sulmet kibernetike në pajisjet e rrjetit. Të gjitha këto në mënyrë praktike gjatë gjithë kohës së workshopi- t e ku kjo garanton që vet workshopi të mos jetë monoton dhe në formë të ligjëratës teorike klasike. Përfitimet tjera të pjesëmarrësve janë edhe zgjerimi i njohurive në gjuhët programuese, ku në mënyrë praktike e të prekshme do të mësojnë për teknikat e krijimit të softuerit i cili do të komunikojë me pajisjet e rrjetit ‘router’ dhe do të tentojë të bëjë një sulm kibernetikë, gjegjësisht të tentohet qasja në mënyrë të paautorizuar në pajisje.

 

Metodologjia dhe temat

Metodologjia e punës së Workshopit do të jetë prezantimi dhe shpjegimi i pikave të lartshënuara së bashku me aplikimin praktik në kohë reale nga ana e prezantuesit, si dhe pjesëmarrësit do të udhëzohen me hapa të detajuar dhe do të mund të testojnë të gjitha pikat e lartpërmendura në kompjuterët – laptopët e tyre.

Temat që do të shtjellohen në Workshop – çka do të mësojë pjesëmarrësi?

  1. Instalimi i gjuhës programuese Python
  2. Emulatori i rrjetit GNS3 dhe Instalimi i tij
  3. Aktivizimi i pajisjes virtuale të rrjetit ‘router’ si dhe konfigurimi
  4. Ndërlidhja – komunikimi i gjuhës programuese Python me pajisjen e rrjetit ‘router’
  5. Të dhënat Python String Array (List)
  6. Çka është ‘Dictionary Attack’ dhe ‘Brute Force’
  7. Krijimi i kodit Dictionary dhe Brute Force Attack në Python
  8. Lidhjet e mundshme Kompjuteri personal <–> router
  9. Testimi i kodit të krijuar në pajisjen e krijuar përmes emulatorit GNS3 dhe në pajisjen aktuale ‘router’

 

Aplikimi

Preferohet që pjesëmarrësit të marrin laptopët personal në këtë workshop, me qëllim të angazhimit maksimal të tyre duke parë menjëherë rezultatet e angazhimit të tyre.

Te interesuarit të aplikojnë në emailin: [email protected]