Profesori i Kolegjit AAB pjesëmarrës në Kongresin Europian të Radiologjisë (ECR 2025)

3 Mars 2025

Koordinatori njëherazi profesori i praktikave radiologjike Mustafë Buzoku, bashkë me asistentin Lorik Rrustemaj, po marrin pjesë në Kongresin Europian të Radiologjisë (ECR 2025), një nga ngjarjet më të mëdha shkencore në këtë fushë.

Gjatë këtij kongresi profesori Buzoku është takuar me përfaqësues nga European Federation of Radiographer Societies (EFRS), të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të përkrahur zhvillimin dhe avancimin e teknikëve të radiologjisë në Republikën e Kosovës.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm përbën një hap të madh për fuqizimin dhe ngritjen profesionale të studentëve dhe profesionistëve të radiologjisë, duke i hapur dyert për trajnime dhe mundësi të reja ndërkombëtare.

Kolegji AAB vazhdon të angazhohet në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë dhe të arsimit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet më prestigjioze në botë.

Share: