Studenti nga Turqia fillon praktikën në Kolegjin AAB në kuadër të Erasmus+

6 Mars 2025

Mahmut Aran nga Universiteti Esenyurt në Stamboll të Turqisë, është duke realizuar praktikën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB. Kjo praktikë mundësohet nga programi Erasmus+, me një nga partnerët e Kolegjit AAB siç është Universiteti Esenyurt.

Këtë mundësi nga programi Erasmus+, Mahmut e cilëson si avancim profesional dhe përvojë që do i shërbej në të ardhmen.

Share: