Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, një ngjarje e rëndësishme akademike që mbledh përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga vende të ndryshme të Evropës, dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, prof. Gazmend Abrashi, ka zhvilluar takime me profesorët dhe përfaqësuesit e programeve të gazetarisë, studimeve kulturore dhe mediave.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte rrjetëzimi dhe krijimi i mundësive që studentët të ndjekin për një semestër ligjëratat në NLA University College, Norvegji. Profesoresha Solveig Omland nga ky universitet, shprehu gatishmërinë që për semestrin vjeshtor t’i presin tre studentë në studimet kulturore.
Takimi tjetër që zhvilloi prof. Abrashi ishte me prof. Enbiya Özkan, nga Universiteti Balikesir, Turqi.
Java Ndërkombëtare e Stafit në AAB, është një organizim që sjell mundësi të shumta si shkëmbimin e ideve dhe ndërtimin e partneriteteve të reja institucionale akademike.