Programi i studimit BA Profesional në Siguri Kibernetike ka për qëllim që të ndërtojë një komunitet ekspertësh dhe të përmirësojë kompetencat institucionale të përdoruesve përmes edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike. Programi synon që të aktivizojë dhe të mbështesë një kulturë që vlerëson sigurinë e informacionit dhe punon për të zvogëluar rrezikun përmes zhvillimit dhe përsosjes së procedurave që sigurojnë se operacionet e sigurisë dhe vlerësimet e rrezikut kryhen në një mënyrë të qëndrueshme dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike përqafon revolucionin e sigurisë kibernetike në arsimin e lartë, duke u bërë një ofrues kryesor i shërbimeve të sigurisë kibernetike për komunitetin universitar në Kosovë dhe më gjerë. FSHK konsideron se të punuarit në këtë drejtim do të ketë ndikim të dukshëm në sigurimin e informacionit të rëndësishëm dhe të dhënave kërkimore në dobi të komunitetit dhe më gjerë.
Në nivel të përgjithshëm, në fund të programit të studimit BA Profesional në Siguri Kibernetike, studenti do të jetë në gjendje të:
Njohuritë:
Shkathtësitë:
Kompetencat:
Programi i Studimit BA Profesional në Siguri Kibernetike është program profesional i nivelit Bachelor (BA), përkatësisht i nivelit VI të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së). Në përputhje me kërkesat e KKK-së, programi Bachelor Profesional në Siguri Kibernetike dhe Sisteme të Informacioni përpos që ju ofron studentëve bazë për progres në studimet e mëtejme, i siguron atyre hyrje në punësim profesional.
Studimet në Programin BA profesional në Siguri Kibernetike zgjasin 3 vite, 180 ECTS gjithsej 6 semestra.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.
Kjo lëndë ofron hyrje në konceptet e programimit duke njoftuar studentët me teknikat bazë të zhvillimit të programeve për të zgjidhur probleme të ndryshme elementare.
Në kuadër të lëndës “IT and Cyber Law” qëllimi kryesor është: të aftësojë studentët në aspektet e sigurisë së IT me theks në aspektet e juridiksionit kibernetik,të ju ofroj studentëve njohuri në aspektet ligjore të kibernetikes, të ju ofroj studentëve njohuri politikat, autoritetet certifikuese,të ju ofroj studentëve njohuri për privatësinë e të dhënave dhe informacionit në internet.
Në kuadër të lëndës “Introduction to Cybersecurity” qëllimi kryesor është:
-Të aftësojë studentët në aspektet e sigurisë kibernetike.
-Të ju ofroj studentëve njohuri bazë për sigurinë kibernetike.
-Të inkurajojë të hulumtojn në aspektet e sigurisë.
-Të përgadis studentët të mbrohen nga kërcenimet, sulmet kibernetike dhe aspektet tjera të sigurisë dhe privatësisë.
Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të studentit në kontekts të informatikës dhe teknologjisë informative me theks në lexim, dëgjim, tëfolur, dhe tëshkruar-në këtë radhitje.
Qëllimi i lëndës është tu ofroj studentëve njohuritë themelore në lidhje me bazat e të dhënave, konceptet themelore, llojet e ndryshme të databazave dhe pse hartimi i bazës së të dhënave është kaq i rëndësishëm.
Për më tepër, të paraqes një hyrje në sistemet e menaxhimit të bazës së të dhënave, me theks të veçantë në mënyrën se si të organizohet, mirëmbahet dhe të merret – në mënyrë efikase dhe efektive – informacioni nga një bazë e të dhënave.
Në kuadër të lëndës “Kriptografi dhe Siguri e Informacionit” qëllimi kryesor është që të aftësojë studentët me aspektet kryesore të kriptografisë dhe t’ ju ofroj atyre njohuri mbi sigurinë e informacionit dhe shfrytëzimin e teknikave të ndryshme dhe algoritmeve të kriptografisë,etj.
Ne këtë lënde studentet do te përfitojnë njohuri mbi sistemet Linux, që njihen për burimet e hapura, dhe fleksibilitetin që ato ofrojnë.Do të mësohet edhepër Red Hat SO Linux, komandat bazike dhe veglat qe i ofron për përdorim komercial.
Ky modul përgatitë kandidatin edhe për certifikimin ndërkombëtare Certified System Administrator
Qëllimi i modulit është që studentet të mësojnë dhe të familjarizohen për pune ekipore dhe për aftësimin e tyre për zgjidhjen e problemeve në fusha të ndryshme te sigurisë kibernetike. Varësisht nga tema e projektit, studentet mund te ndahen ne ekip dhe te bëjnë ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, apo mund te punojnë ne forme individuale.
Studentet do te njoftohen me karakteristikat e një mjedisi industrial dhe do te jene ne gjendje qe ti transferojnë njohuritë e fituara ne projektet e tyre.
Qëllimi i lëndës është vetëdijësimi i studentëve për rreziqet dhe dobësitë në rrjetet kompjuterike, njohja me mbrojtjen kundër qasjeve të paautorizuara dhe kërcënimeve, si dhe përdorimi i mjeteve të avancuara për siguri. Synohet nxitja e kërkimit për zgjidhje të qëndrueshme.
Qëllimi i lëndës “Artificial Intelligence në Siguri Kibernetike” është të aftësojë studentët në përdorimin e inteligjencës artificiale për zbulimin e malware dhe anomalive në rrjet, t’u ofrojë njohuri mbi AI në siguri kibernetike dhe t’i përgatisë për automatizimin e proceseve të sigurisë.
Lënda “Siguria e ueb aplikacioneve” synon t’u ofrojë studentëve njohuri për dobësitë dhe sulmet në ueb aplikacione, identifikimin e tyre dhe mënyrat e mbrojtjes. Fokusohen karakteristikat e dobësive, teknikat e sulmeve dhe teknologjitë mbrojtëse për rritjen e sigurisë në këto aplikacione.
Qëllimi i modulit është të aftësojë studentët në punë ekipore dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e sigurisë kibernetike. Studentët do të ndahen në ekipe ose do të punojnë individualisht, duke aplikuar njohuritë në projekte që fokusohen në sigurinë e rrjeteve dhe aplikacioneve ueb.
Qëllimi i lëndës “Big Data & IoT Security Penetration Testing” është të aftësojë studentët me njohuri rreth të dhënave të mëdha dhe sigurisë në Big Data dhe IoT. Studentët inkurajohen të realizojnë projekte praktike dhe punime që trajtojnë teknikat dhe aspektet e sigurisë në këto fusha.
Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen dhe të përvetesojnë teknikat kryesore të autentikimit, duke përfshirë metodat biometrike, fjalëkalimet dhe autentifikimin permes protokolleve kriptografike.
Lënda Siguria në rrjetat kompjuterike 2 ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të avancuara të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e rrjetave kompjuterike në mënyrë që studentët të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur të aplikojnë njohurite dhe shkathtësitë për avancimin e sigurisë në nivele optimale.
Qëllimi i lëndës “Penetration Testing and Incident Handling” është të aftësojë studentët në realizimin e testeve të penetrimit dhe menaxhimin e incidenteve. Lënda ofron njohuri praktike dhe teorike, duke i inkurajuar studentët të hulumtojnë dhe të kuptojnë rëndësinë e sigurisë kibernetike.
Në mënyrë specifike lënda synon të: aftësoj studentët në mbrojtje te sistemeve operative kompjuterike duke demonstruar aftësi të mbështetjes së serverit dhe zbatimin e sistemeve të sigurisë OS, të identifikojnë kërcënimet e sigurisë, dobësitë dhe të monitorojnë implementimet e sigurisë së rrjetit.
Qëllimi i modulit është të aftësojë studentët për punë ekipore dhe zgjidhjen e problemeve në fusha specifike të specializimit. Studentët fitojnë përvojë në menaxhimin e projekteve dhe dokumentimin e tyre, me fokus në sigurinë kibernetike dhe komunikimin e sigurt në mjedise industriale.
Qëllimi i lëndës “Virtualization and Cloud Security” është të aftësojë studentët me njohuri mbi virtualizimin dhe sigurinë në cloud. Studentët do të hulumtojnë teknikat e mbrojtjes së të dhënave dhe do të përgatiten për të siguruar infrastrukturën dhe shërbimet në mjedise cloud.
Qëllimi i lëndës “Computer Programming II (Python)” është të aftësojë studentët në programimin e avancuar dhe konceptet e programimit të orientuar në objekte (OOP). Studentët inkurajohen të zgjidhin detyra dhe të zhvillojnë aplikacione dhe skripta duke përdorur gjuhën Python.
Qëllimi kryesor i këtij moduli është që të kuptohen dhe aplikohen konceptet themelore teorike dhe teknike të forenzikes digjitale. Ky kurs mbulon fazat kryesore të hetimit digjital si ruajta dhe analiza e të dhënave në kujtesa (memorie) të ndryshme.
Qëllimi kryesor i këtij moduli është që studentet të hulumtojnë se si do të përdorin teknikat digjitale për të ekzaminuar krimet digjitale. Pas përfunimit të modulit, studentet mund të aplikojnë mjete forenzike për të kryer hetime digjitale.
Lënda ka për qëllim të mësoj dhe të aftësoj studentët që të bëjë identifikimin e dobësive të sigurisë në Infrastrukturën e TI-së duke përfshirë rrjetin kompjuterik, pajisjen kompjuterike dhe softuerët.
Moduli do të përfshij metodologjitë e Testimit të Penetrimit qe përdorën për të vlerësuar sigurinë e infrastrukturës së TI-së dhe analizimin e dobësive të gjetura.
Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët me njohuri mbi sigurinë e bazave të të dhënave dhe aplikacioneve. Studentët do të mësojnë konceptet kryesore të sigurisë së të dhënave dhe do të inkurajohen të hulumtojnë çështje praktike në këtë fushë.
Studenti merr njohuri të hollësishme për projekt-menaxhimin. Gjithashtu studenti fiton mësim plotësues në përputhje me fushë të veçantë të specializimit. Projektet do të bazohen në fushën e teknologjisë ku studentët do të jenë të lirë në zgjedhjen e projekteve që lidhen me fushën e studimeve siguria kibernetike në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira në projektet e tyre.
Qëllimi i lëndës “Malware Analysis” është të aftësojë studentët në identifikimin dhe analizën e malware-ve. Studentët do të marrin njohuri mbi teknikat moderne të analizës së kodeve me qëllim të keq dhe do të inkurajohen të hulumtojnë format dhe sjelljet e ndryshme të tyre.
Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët me njohuri mbi sigurinë e pajisjeve mobile dhe platformat si Android, iOS dhe Windows Phone. Studentët do të hulumtojnë rreziqet dhe modelet e sigurisë dhe do të përgatiten profesionalisht për mbrojtjen e tyre.
Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët në vlerësimin e rrezikut dhe menaxhimin e tij në sisteme të ndryshme. Studentët do të mësojnë modele të menaxhimit të rrezikut dhe teknika të reagimit ndaj incidenteve, duke kuptuar rëndësinë e këtyre proceseve.
Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët me njohuri mbi sigurinë dhe privatësinë në rrjetet sociale, ndikimin e e-krimit, reputacionin dhe kredibilitetin online, si dhe çështjet ligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë në këto platforma.
Pas përfundimit të të gjitha provimeve, studenti kontakton me një profesor nga fusha e cila i duket se mund të kontribuojë më shumë, dhe i cili pastaj e mentoron studentin në të gjitha fazat e krijimit të produktit final, dhe i cili mun të jetë siguria e një aplikacioni softuerik, pajisjeve mobile, rrjeteve sociale, hulumtim shkencor ose çfarëdo punimi me vlerë shkencore nga shkencat kompjuterike.