Qendra për Siguri Kibernetike AAB, organizon ligjërata online me ekspertin amerikan të sigurisë kibernetike, Dr. William Butler

14 Korrik 2020

Në kuadër të Qendrës për Siguri Kibernetike (CSC), Kolegji AAB organizon ligjërata online për sigurinë kibernetike.

Këto ligjërata do të mbahen nga profesori dhe eksperti i njohur i  sigurisë kibernetike Dr. William Butler, nga Capitol Technology University, Uashington ShBA. Vlen të ceket se Universiteti nga i cili vjen Prof. William Butler, në vitin 2020, ka marrë “Çmimin Kombëtar për programin më të mirë të sigurisë kibernetike“ në ShBA.

Ligjëratat do të mbahen nga data 20.07.2020 deri më 20.08.2020 (1 herë në javë).

Të drejtë pjesëmarrje kanë studentët e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.

Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, përparësi do të kenë studentët e vitit të I-rë në të dy programet e Shkencave Kompjuterike. Po ashtu, të drejtë pjesëmarrje do të kenë edhe studentët e sapo regjistruar në Kolegjin AAB. Studentët që ndjekin të gjitha ligjëratat e Prof. Butler do të pajisen me certifikata nga Kolegji AAB që mandej do të trajtohen për ekuivalentim të ECTS kredive nga FSHK.

Të interesuarit duhet të shprehin interesimin për pjesëmarrje në e-mail adresën: [email protected], duke dërguar te dhënat e sakta:

Për orarin e saktë të ligjëratave dhe detajet tjera, pjesëmarrësit do të njoftohen pas shprehjes së interesimit nga studentët. 

Share: