Teknik i Radiologjisë

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i programit BSc në Teknik i Radiologjisë është që të aftësojë studentët, profesionistët e ardhshëm që në mënyrë të pavarur të përdorin pajisjet radiologjike, të aplikojnë dhe realizojnë të gjitha procedurat radiologjike imazherike e terapeutike, të bëjnë post-procesimin e imazheve të fituara në formë të 3D rikonstruimeve, të bëjnë transferimin e tyre në mediume të buta e të forta dhe të sigurojnë arkivimin adekuat.

Studenti i diplomuar me gradën BSc duhet të jetë i aftësuar të zbatojë me saktësi procedurën e përcaktuar nga radiologu, të komunikojë me pacientin dhe ta informojë atë saktë mbi procedurën që do të realizohet.

Para së gjithash, tekniku radiologjik duhet të jetë i kualifikuar të menaxhojë dhe parandalojë rreziqet nga rrezatimi gjatë punës që ai/ajo kryen duke u kujdesur për shëndetin e tij/saj, të pacientit dhe të kolegëve në punë.

Rezultatet e pritshme

Me përfundimin e studimeve Bachelor do të jenë në gjendje të:

– Aplikojnë procedurat imazherike diagnostike dhe terapeutike në radiologji, onkologji dhe në stomatologji, në kuadër të detyrave dhe obligimeve profesionale.

– Realizojnë procedurat imazherike radiologjike nën udhëheqjen e radiologut duke zbatuar parimin e mbrojtjes nga rrezatimi.

– Zbatojnë masat e kujdesit për mbrojtjen personale të tij, të pacientit dhe të kolegëve e personelit përreth nga rrezatimi jonizues.

– Krijojnë kushtet adekuate për realizimin e procedurave radiologjike të planifikuara duke koordinuar veprimet e tyre me bashkëpunëtorë të tjerë me interes në realizimin e procedurave radiologjike.

– Të bëjnë post-procesimin e imazheve të fituara në formë të 3D rikonstruimeve.

– Realizojnë transferimin e imazheve radiologjike në mediume të buta e të forta dhe sigurojnë arkivimin adekuat të tyre.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin Teknik i Radiologjisë (BSc)

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet e Teknikut të Radiologjisë zgjasin tre (3) vite, me gjithsej gjashtë (6) semestra dhe kreditohen me 180 ECTS. Kreditë ECTS llogariten në bazë të ngarkesës së punës së studentëve me 40 orë mësimore në javë, duke përfshirë të gjitha format e të mësuarit, të dokumentuara në përshkrimet e moduleve si më poshtë.

Gjatë një viti, një student duhet të grumbullojë 60 ECTS në mënyrë që të përfundojë atë vit.

Viti I

Anatomia normale e njeriut - 5 ECTS

Qëllimi i lëndës ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike e praktike, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për njohjen dhe identifikimin e strukturave normale anatomike të njeriut në imazhet radiologjike.

Në mënyrë specifike lënda synon:

– Të njihen me karakteristikat dhe emërtimet e strukturave normale anatomike të trupit të njeriut. Aftësojë studentët të njohin karakteristikat e secilës pjesë të trupit në të gjitha llojet e imazhimeve radiologjike si parakusht për kryerjen e suksesshme të vet punës së teknikut të radiologjisë.

– Njohja e pjesëve anatomike të trupit, mundëson planifikimin adekuat përmes të gjitha teknikave të imazhimit radiologjik, pozicionimin, përgatitjen dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

– Njohja e strukturave normale anatomike të trupit në imazhet radiologjike mundëson adaptimin e protokolleve për secilin pacient në mënyrë individuale (patient tailored) bazuar në ndryshimet patologjike të prezantuara gjatë realizimit të imazhimeve radiologjike.

Bazat e Fizikës Radiologjike - 5 ECTS

Lënda Principet e fizikës për teknik të radiologjisë ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike për zbatimin e parimeve të fizikës në imazherinë mjekësore.

Në mënyrë specifike lënda synon të:

– Aftësojë studentët në aspektin e njohjes të funksioneve të aparateve dhe metodave diagnostikuese mjekësore që aplikojnë rrezatimet jonizuese dhe jo-jonizuese;

– Zgjerojë njohuri për bazën fizike të funksionimit të teknikave moderne diagnostike të përdorura për imazherinë e indeve dhe organeve njerëzore (UZ, RM);

– Zgjerojë njohuri për bazën fizike të radiologjisë dhe aplikimin e rrezatimit jonizues në diagnostikë;

– Aftësojë studentët për të përdorur programe kompjuterike profesionale dhe për të analizuar të dhënat e fituara eksperimentale;

– Aftësojë studentët për të përdorur pajisje të ndryshme për kryerjen e matjeve të rrezatimit duke aplikuar aparate dhe metoda bashkëkohore.

Teknikat e pozicionimit të pacientit gjatë imazhimit radiologjik - 4 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjëratave e orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik bazuar në vendosjen adekuate të pozitës së pacientit për kontrollimin që realizohet në mënyrë të pavarur nga vet tekniku.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat fizike të rrezeve rentgen që mundësojnë mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve nga rrezatimi i panevojshëm.

– Aftësojë studentët të njohin karakteristikat dhe kërkesat e secilit incizim radiologjik konvencional si parakusht për realizimin e suksesshëm të vet imazhimit të kërkuar.

– Njohin elementet bazike që kanë të bëjnë me planifikimin, pozicionimin, përgatitjen dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

Aparaturat Radiologjike - 8 ECTS

Qëllimi i lëndës është të ofrojë një kuptim të thellë dhe të plotë të teknologjisë dhe pajisjeve të përdorura në fushën e radiologjisë për të kryer ekzaminime diagnostikuese.

Lënda synon të zhvillojë:

– Aftësitë dhe njohuritë e studentëve lidhur me funksionimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve imazherike moderne, si dhe t’u sigurojë atyre një kuptim të hollësishëm të proceseve dhe teknikave që përdoren për të krijuar dhe interpretuar imazhe mjekësore.

Praktika Klinike Radiologjike me Radiografi - 5 ECTS

Lënda Praktika klinike radiologjike me radiografi ka për qëllim përvetësimin e njohurive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë njohuri profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik bazuar në vendosjen adekuate të pozitës së pacientit dhe njohuri për përfitimin e imazhit sa më të saktë që realizohet në mënyrë të pavarur nga vet tekniku.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat fizike të rrezeve rentgen që mundësojnë mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve nga rrezatimi i panevojshëm.

– Njohin elementet bazike që kanë të bëjnë me planifikimin, pozicionimin, përgatitjen dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

– Njohin aspektet e ndryshme të realizimit të procedurave me saktësi që mundësojnë përfitimin e imazhit kualitativ radiologjik duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës dhe ekspozimit të pacientit ndaj rrezatimit të përsëritur.

Anatomia Imazherike Radiologjike – 3 ECTS (Zgjedhore)

Qëllimi i lëndës Aparatura Imazherike Radiologjike është të ofrojë një kuptim të thellë dhe të plotë të teknologjisë dhe pajisjeve të përdorura në fushën e radiologjisë për të kryer ekzaminime diagnostikuese.

Lënda synon:

– Të zhvillojë aftësitë dhe njohuritë e studentëve lidhur me funksionimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve imazherike moderne, si dhe t’u sigurojë atyre një kuptim të hollësishëm të proceseve dhe teknikave që përdoren për të krijuar dhe interpretuar imazhe mjekësore.

Imazhimi konvencional me rreze X dhe metoda të tjera të avancuara - 3 ECTS (Zgjedhore)

Lënda Imazhimi me radiologji konvencionale me rreze X dhe metoda tjera të avancuara ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjëratave e orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik me radiologji konvencionale dhe metoda tjera radiologjike bazuar në njohuritë e fituara.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat fizike të përfitimit të imazheve radiologjike me aparaturën e radiologjisë konvencionale dhe metoda tjera radiologjike që mundësojnë mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve.

Viti I Semestri II
Bazat e fiziologjisë dhe patologjisë - 6 ECTS

Lënda ka për qëllim njohjen e fiziologjisë normale dhe asaj patologjike, me proceset më të shpeshta patologjike duke përfshirë paraqitjen e tyre në kontrollimet me imazheri mjekësore.

– Aftësohen të njohin dhe vlerësojnë fiziologjinë normale dhe patologjike në raport me kontrollimet dinamike fiziologjike.

– Të zbatojnë njohuritë anatomike në teknikat imazherike gjatë kontrollimeve, trajtimeve ose intervenimeve të realizuara nga specialistët mjekësorë.

– Të zhvillojnë aftësinë për të mbajtur dhe zgjeruar më tutje njohuritë për proceset anatomike, fiziologjike dhe patologjike.

– Të funksionojë i pavarur, me qasje parimore dhe të bazuar në fakte.

Etika dhe Legjislacioni – 4 ECTS

Lënda ka për qëllim njohjen dhe studimin e ligjeve, rregulloreve dhe konsideratave etike në lidhje me ofrimin e sigurtë të kujdesit shëndetësor efektiv dhe profesional.

– Të jenë të aftë të reflektojnë për rëndësinë dhe obligimin në respektimin e konfidencialitetit dhe ruajtjes së fshehtësisë profesionale.

– Demonstrojnë njohuri të kornizës teorike e cila u mundëson analizë kritike të dilemave etike të cilat lindin në profesionet shëndetësore.

Rreziqet dhe mbrojtja nga rrezatimi - 5 ECTS

Lënda Rreziqet dhe mbrojtja nga rrezatimi ka për qëllim t’u sigurojë studentëve njohuritë bazë dhe praktikat më të mira në lidhje me rrezatimin, në mënyrë të veçantë dozimetrisë dhe mbrojtjes nga rrezatimi.

– Të përgatisë studentët me rregullat e punës dhe dispozitat ligjore në fuqi që trajtojnë sigurinë e punës me burimet e rrezatimit.

– Njohja e koncepteve shkencore shmang qëndrime të tilla si neglizhenca e skajshme ndaj rreziqeve prej rrezatimit dhe të konsideruarit që rrezatimi është shumë i rrezikshëm dhe nuk duhet përdorur. Studentët do të pajisen me njohuri relevante profesionale, aftësi dhe teknikat që u mundësojnë atyre të aplikojnë njohuritë e tyre të fituara për një shërbim shëndetësor efikas që do të ofrojnë në të ardhmen.

– Lënda ofron koncepte dhe njohuri dozimetrike të rrezatimit si dhe metodave mbrojtëse prej tij, në dritën e zhvillimeve të shkencës bashkëkohore.

Imazhimi me ultratingull - 7 ECTS

Lënda Imazhimi me ultratingull ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjëratave e pastaj orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për imazhimin e pjesëve të trupit me imazhim me ultratingull – bazuar në njohuritë e fituara, dhe shtojnë kompetencat e orientimit hapësinor përbrenda trupit.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat specifike të imazhimit me ultratingull që mundëson shërbimin adekuat të pacientit.

– Aftësohen studentët të dallojnë principet e përcaktimit të punës me ultratingull.

– Aftësojë studentët të njohin karakteristikat specifike dhe kërkesat e secilit incizim me ultratingull si parakusht për përcaktimin dhe realizimin e suksesshëm të imazhimit të pjesës së kërkuar me ultratingull.

Praktika Klinike Radiologjike me Radiografi - 5 ECTS

Lënda Praktika klinike radiologjike me radiografi ka për qëllim përvetësimin më të gjerë të njohurive praktike dhe profesionale të studentëve, të cilat njohuri u shërbejnë për t’u aftësuar për vendosjen adekuate të pozitës së pacientit dhe do të mundësojnë përfitimin e imazhit radiologjik.

– Njihen me karakteristikat fizike të rrezeve rentgen që mundësojnë mbrojtjen personale, mbrojtjen e pacientit dhe të kolegëve nga rrezatimi i panevojshëm.

– Gjithashtu, njohja me saktësi e mënyrës së pozicionimit të pacientit për imazhimin e të gjitha radiografive, dhe realizimi i saktë i procedurave, mundëson përfitimin e imazhit kualitativ radiologjik duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës dhe ekspozimit të pacientit ndaj rrezatimit të përsëritur.

Gjuhë Angleze 1 - 3 ECTS (Zgjedhore)

Kjo lëndë synon të përmirësojë aftësitë komunikuese të studentëve në gjuhë angleze dhe me fjalor mjekësor. Prandaj, kjo lëndë do të zhvillojë njohuritë ekzistuese dhe aftësitë gjuhësore të studentëve duke u mundësuar atyre të:

– Të përmirësojnë aftësitë e përgjithshme të të dëgjuarit dhe kuptuarit të gjuhës së huaj;

– Të pasurojnë fjalorin përmes ushtrimeve gjuhësore të të dëgjuarit dhe të folurit;

– Të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike.

Mjekësia bërthmore dhe mbrojtja nga rrezatimi - 3 ECTS (Zgjedhore)

Lënda Mjekësia bërthamore dhe mbrojtja nga rrezatimi ka për qëllim t’u sigurojë studentëve njohuritë bazë për aplikimin e metodave bërthamore në mjekësi, në veçanti për diagnostikim dhe terapi, si dhe të sigurojë njohuri mbi mbrojtjen nga rrezatimi dhe masat për siguri në ambientet klinike dhe laboratorike.

– Të përgatisë studentët për të kuptuar ndikimin e rrezatimit në organizëm, dozat e sigurta dhe menaxhimin e pajisjeve të rrezatimit në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Viti II

Teknikat e Imazhimit me Rezonancë Magnetike 1 - 3 ECTS

Lënda Imazhimi me rezonancë magnetike I ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjëratave e orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik me rezonancë magnetike bazuar në njohuritë e fituara.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat fizike të përfitimit të imazheve radiologjike me rezonancë magnetike që mundëson mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve duke parandaluar dëmtime në njerëz dhe të vet aparatit të rezonancës.

– Njohin elementet bazike që kanë të bëjnë me planifikimin, pozicionimin, përgatitjen e sekvencave të rezonancës dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

– Njohin aspektet e ndryshme të realizimit të procedurave me saktësi që mundësojnë përfitimin e imazhit kualitativ me rezonancë duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës dhe zgjatjes së kohës së imazhimit.

Teknikat e Imazhimit me tomografi të kompjuterizuar 1 - 3 ECTS

Lënda Imazhimi me tomografi të kompjuterizuar I ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjëratave e pastaj orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik me tomografi të kompjuterizuar bazuar në njohuritë e fituara.

– Njihen me karakteristikat fizike të përfitimit të imazheve radiologjike me tomografi të kompjuterizuar që mundëson mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve nga rrezatimi jonizues.

– Aftësohen studentët të dallojnë principet e punës së tomografisë së kompjuterizuar nga radiografia konvencionale, përkundër ngjashmërive që kanë, për të mbrojtur më mirë pacientin me mbrojtje personale duke përdorur mbrojëse të plumbit.

– Njohin aspektet e ndryshme të realizimit të procedurave me saktësi që mundësojnë përfitimin e imazhit kualitativ me tomografi të kompjuterizuar duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës dhe ekspozimit të dyfishtë ndaj rrezeve jonizuese.

Farmakologjia dhe përdorimi i mjeteve të kontrastit në radiologji - 3 ECTS

Qëllimi i lëndës Farmakologjia dhe përdorimi i mjeteve të kontrastit në radiologji është që studentët të fitojnë njohuri për barnat dhe mjetet e kontrastit, si dhe ndikimin e tyre në sistemin biologjik.

– Njohja me efektet anësore, ndërveprimet potenciale në mes agjentëve të ndryshëm farmakoterapeutikë dhe përgjigjja adekuate, efektive e profesionale në praktikën klinike që ka synim administrimin e sigurtë në pacientë dhe përdorimin racional të tyre.

Terapia e rrezatimit dhe mbrojtja nga rrezatimi në radio-onkologji - 3 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin nga studentët të njohurive teorike dhe praktike mbi rolin e përdorimit të rrezatimit jonizues për qëllime trajtimi (kurimi) dhe rëndësinë e mbrojtjes nga rrezatimi në radioterapi.

Në mënyrë specifike lënda synon të:

– Aftësojë studentët në aspektin e njohjes së funksioneve themelore të aparateve dhe metodave mjekësore për qëllime trajtimi ku aplikohen rrezatimet jonizuese;

– Kuptojnë rolin e teknikut në realizimin profesional të trajtimit radioterapeutik;

– Aftësojë studentët për të përdorur aparatet dhe metodat mjekësore për qëllime trajtimi;

– Aftësojë studentët për të përdorur pajisje të ndryshme për mbrojtje nga rrezatimi.

Praktika Klinike Radiologjike me Tomografi 3- 3 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë njohuri profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik me TK bazuar në vendosjen adekuate të pozitës së pacientit dhe njohuri për përfitimin e imazhit sa më të saktë që realizohet në mënyrë të pavarur nga vet tekniku.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat fizike të rrezeve rentgen që mundësojnë mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve nga rrezatimi i panevojshëm.

– Aftësojnë studentët të njohin karakteristikat dhe kërkesat e secilit incizim radiologjik konvencional si parakusht për realizimin e suksesshëm të vet imazhimit të kërkuar.

– Njohin elementet bazike që kanë të bëjnë me planifikimin, pozicionimin, përgatitjen dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

– Njohin aspektet e ndryshme të realizimit të procedurave me saktësi që mundësojnë përfitimin e imazhit kualitativ radiologjik duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës dhe ekspozimit të pacientit ndaj rrezatimit të përsëritur.

Gjuhë Angleze 2 - 3 ECTS (Zgjedhore)

Kjo lëndë synon të përmirësojë aftësitë komunikuese të studentëve në gjuhë angleze. Lënda do të zhvillojë njohuritë ekzistuese dhe aftësitë gjuhësore të studentëve duke u mundësuar atyre të:

– Të përmirësojnë aftësitë e përgjithshme të të dëgjuarit dhe kuptuarit të gjuhës së huaj;

– Të pasurojnë fjalorin nga fusha e mjekësisë/radiologjisë përmes ushtrimeve gjuhësore të të dëgjuarit dhe të folurit;

– Të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike.

Teknologjia e informacionit në radiologji- 3 ECTS (Zgjedhore)

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilët do të mund të ndërtojnë dhe zhvillojnë kompetenca menaxheriale në fushën e teknologjisë informative në shëndetësi. Studentët, pas përfundimit, duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se çka janë Sistemet e Informacionit dhe cila është rëndësia e tyre në sistemin shëndetësor të një shteti.

Në mënyrë specifike lënda synon të:

– Të aftësojë studentët të kenë një koncept se çka është një Sistem i Informimit.

– Të prezantojë nevojat bazike për planifikimin e një sistemi të informacionit (resurset dhe kapacitetet), si dhe parametrat që duhet të merren parasysh për planifikimin e një sistemi të informacionit.

– Të përgatisë studentët për të kuptuar cila është struktura organizative e Sistemit Informativ Shëndetësor.

Viti ll Semestri IV
Teknikat e Imazhimit me rezonancë magnetike 2 - 8 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjeratave e pastaj orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përpilimin dhe zbatimin e protokoleve adekuate për imazhimin e pjesëve të trupit me imazhim me rezonancë magnetike – bazuar në njohuritë e fituara.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat specifike të protokoleve të imazhimit me rezonancë magnetike që mundësojnë shërbimin adekuat të pacientit.

– Aftësohen studentët të dallojnë principet e përcaktimit të protokoleve të punës me rezonancë magnetike.

– Njihen me përdorimin e saktë të injektorit automatik për aplikimin e kontrastit dhe punën e sinkronizuar që bëhet për realizimin e procedurave imazherike me rezonancë me protokole të ndryshme në përfitimin e imazheve me kohë të kalkuluar.

Teknikat e Imazhimit me tomografi të kompjuterizuar 2 - 8 ECTS

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive përmes ligjeratave e pastaj orëve praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përpilimin dhe zbatimin e protokoleve adekuate për imazhimin e pjesëve të trupit me imazhim me tomografi të kompjuterizuar – bazuar në njohuritë e fituara.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat e protokoleve të imazhimit me tomografi të kompjuterizuar që mundësojnë shërbimin adekuat të pacientit.

– Aftësohen studentët të dallojnë principet e përcaktimit të protokoleve të punës me tomografi të kompjuterizuar.

– Aftësojnë studentët të njohin karakteristikat dhe kërkesat e secilit incizim me tomografi të kompjuterizuar si parakusht për përcaktimin dhe realizimin e suksesshëm të protokolit të imazhimit të pjesës së kërkuar me tomografi të kompjuterizuar.

Radiologji Emergjente - 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri themelore dhe aftësi praktike në fushën e radiologjisë emergjente, duke i aftësuar ata të reagojnë në mënyrë të duhur në situata urgjente kur jeta e pacientit është në rrezik.

Lënda synon:

– T’i njohë studentët me parimet dhe teknikat e imazherisë radiologjike që përdoren në rastet emergjente, me theks të veçantë në identifikimin dhe diagnostikimin e shpejtë të gjendjeve që rrezikojnë jetën.

– Të fitojnë njohuri mbi modalitetet më të zakonshme të imazherisë, siç janë rrezet X, skaneri CT dhe ultrazëri, si dhe përdorimin e tyre të duhur në situata të ndryshme traumatike dhe në kujdesin akut.

– Të jenë në gjendje të ndihmojnë pacientët në gjendje të rëndë gjatë ekzaminimeve radiologjike, duke siguruar që këto të kryhen në mënyrë të sigurt, të saktë dhe efikase në kushte me presion të lartë kohor. Do të theksohet rëndësia e bashkëpunimit ndërdisiplinor, etika profesionale dhe komunikimi efektiv me ekipin mjekësor emergjent.

Praktika Klinike Radiologjike me Tomografi të Kompjuterizuar 4 - 5 ECTS

Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohuri dhe shkathtësi të avancuara praktike në përdorimin e Tomografisë së Kompjuterizuar (TK), duke përfshirë edhe aplikimet e saj të specializuara në diagnozën mjekësore bashkëkohore.

– Të njohin dhe ushtrojnë praktikisht skanime specifike si: Angjiografia me TK (vizualizimi i enëve të gjakut), Venografia me TK (shqyrtimi i sistemit venoz), dhe Koronarografia me TK (vlerësimi jo-invaziv i arterieve koronare të zemrës). Studentët do të mësojnë të kuptojnë indikacionet mjekësore për këto skanime, përgatitjen e pacientit, dozimin e kontrastit, pozicionimin korrekt dhe analizimin fillestar të rezultateve.

– Të përvetësojnë kompetenca profesionale në përgatitjen dhe realizimin e ekzaminimeve radiologjike me TK, me fokus të veçantë në përfitimin e imazheve të cilësisë së lartë. Do të theksohet rëndësia e teknologjisë së avancuar, njohja e parametrave teknikë, si dhe aplikimi i protokolleve të duhura për skanime të ndryshme klinike.

Komunikimi ndërprofesional - 3 ECTS (Zgjedhore)

Qëllimi kryesor i lëndës është arritja e njohurive teorike dhe zhvillimi i aftësive kritike dhe analitike tek studentët lidhur me komunikimin dhe marrëdhëniet ndërpersonale që do të ndikojnë në zhvillimin e shkathtësive për komunikim efektiv.

Në mënyrë më specifike, objektivat e lëndës pasqyrohen si në vijim:

– Studentët do të mësojnë bazën konceptuale të komunikimit dhe do ta kuptojnë funksionimin e këtij procesi. Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë komunikimin si një domosdoshmëri dhe do të zhvillojnë mësimin në kontekstin e zbatimit praktik.

– Studentët do ta kuptojnë dallimin midis komunikimit verbal dhe jo-verbal dhe rëndësinë e komunikimit terapeutik.

– Do ta kuptojnë rëndësinë e empatisë në krijimin e marrëdhënieve të mira ndërpersonale dhe në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor infermieror.

Ndihma e parë - 3 ECTS (Zgjedhore)

Qëllimi i lëndës është një deklaratë e përgjithshme dhe e gjerë e qëllimit të mësimdhënies, d.m.th. tregon atë që mësimdhënësi synon të përfshijë gjatë ligjëratave. Qëllimet duhet të shkruhen nga këndvështrimi i mësimdhënësit për të treguar përmbajtjen e përgjithshme dhe drejtimin e lëndës. Kjo lëndë studentëve iu ofron njohuri për metodat themelore të diagnostikimit dhe trajtimit të situatave në të cilat është e domosdoshme ofrimi i ndihmës së parë.

Në mënyrë specifike lënda synon të:

– Njohin sëmundjet akute dhe kronike të akutizuara.

– Njohin trajtimin e lëndimeve, djegieve, gjakderdhjeve dhe helmimeve.

– Zbatojnë metodat bashkëkohore të reanimimit kardiopulmonar.

Viti III

3D rikonstruimet imazherike - 7 ECTS

Qëllimi i lëndës është përvetësimi i njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale për përfitimin e imazheve në 3D rekonstruime bazuar në njohuritë e fituara.

Në mënyrë specifike lënda synon:

– Njohjen e karakteristikave fizike të përfitimit të imazheve radiologjike me rezonancë magnetike që mundëson mbrojtjen personale, të pacientit dhe të kolegëve duke parandaluar dëmtime në njerëz dhe të vet aparatit të rezonancës.

– Poashtu, do të njohin karakteristikat dhe kërkesat e secilit incizim rezonancë magnetike si parakusht për realizimin e suksesshëm të vet imazhimit të pjesës së kërkuar. Njohjen e elementeve bazike që kanë të bëjnë me planifikimin, pozicionimin, përgatitjen e sekvencave të rezonancës dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

– Njohin aspektet e ndryshme të realizimit të procedurave me saktësi që mundësojnë përfitimin e imazhit kualitativ me rezonancë duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës dhe zgjatjes së kohës së imazhimit.

Siguria në punë – sepsa /antisepsa - 5 ECTS

Qëllimi i lëndës është të ofrojë një kuptim të thellë të rreziqeve të mundshme që lidhen me sëmundjet infektive dhe mënyrën e mbrojtjes gjatë kryerjes së ekzaminimeve radiologjike.

– Kjo lëndë synon t’i ofrojë studentëve njohuri të nevojshme mbi rrezikun e mundshëm të transmetimit të sëmundjeve që përhapen përmes kontaktit dhe sekreteve të trupit, duke siguruar kështu mbrojtjen e personelit dhe pacientëve gjatë procesit të imazherisë.

Radiologjia pediatrike - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës Radiologjia Pediatrike është të ofrojë njohuri dhe aftësi të thella për aplikimin e teknikave dhe metodave radiologjike në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve pediatrikë.

– Lënda synon të përgatisë studentët për të kuptuar karakteristikat e veçanta të trupit të fëmijëve dhe të mundësive që ofron radiologjia në trajtimin e sëmundjeve dhe kushteve të ndryshme shëndetësore që prekin fëmijët.

– Studentët do të zhvillojnë aftësi për të interpretuar imazhet radiologjike të pacientëve të vegjël dhe për të aplikuar praktikat më të mira për sigurimin e rezultateve të sakta dhe të sigurta.

Praktika Klinike Radiologjike me Rezonance Magnetike 5 - 5 ECTS

Lënda Praktika radiologjike V ka për qëllim përvetësimin e njohurive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë njohuri profesionale për përfitimin e imazhit radiologjik me RM bazuar në vendosjen adekuate të pozitës së pacientit dhe njohuri për përfitimin e imazhit sa më të saktë që realizohet në mënyrë të pavarur nga vet tekniku.

Në mënyrë specifike lënda synon studentët të:

– Njihen me karakteristikat e RM, e cila është një metodë diagnostikimi në gjendje të japë pamje të detajuara anatomike 3D, pa e ekspozuar pacientin në rrezatime të rrezikshme.

– Njihen me kundërindikacionet për realizimin e RM, siç janë: stimuluesi kardiak, objektet e huaja metalike në trupin e pacientit, shtatzënia (3 mujori i parë), klipsi hemostatik, implanti i veshit të mesëm.

– Njohin elementet bazike që kanë të bëjnë me planifikimin, pozicionimin, përgatitjen dhe realizimin e saktë të procedurës imazherike të kërkuar.

– Njohin aspektet e ndryshme të realizimit të procedurave me saktësi që mundësojnë përfitimin e imazhit kualitativ radiologjik duke parandaluar nevojën e përsëritjes së procedurës.

Shkathtësitë Studimore - 5 ECTS

Qëllimi i lëndës Shkathtësitë e Studimit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë një bazë të fortë për sukses akademik dhe profesional në fushën e radiologjisë. Kjo lëndë është projektuar për të pajisur studentët me njohuri dhe aftësi praktike që mbështesin efikasitetin në procesin e të mësuarit dhe përgatitjen për karrierë.

– Përvetësojnë teknika të menaxhimit të kohës, duke mësuar si të prioritizojnë detyrat dhe të arrijnë objektivat e tyre akademike dhe profesionale në mënyrë të organizuar dhe efektive.

– Zhvillojnë aftësi në shkrimin akademik, duke përfshirë teknika të hulumtimit, strukturimin e eseve dhe projekteve, si dhe referimin sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare.

Edukimi dhe Promovimi Shëndetësor - 3 ECTS (Zgjedhore)

Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri themelore dhe aftësi praktike në fushën e edukimit dhe promovimit shëndetësor, me fokus të veçantë në rolin që tekniku i radiologjisë luan në përmirësimin e shëndetit publik dhe edukimin e pacientëve. Të njohin parimet bazë të edukimit shëndetësor, mënyrat efektive të komunikimit me pacientët dhe komunitetin, si dhe strategjitë për promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës.

Lënda synon:

– Të zhvillojë tek studentët një vetëdije profesionale për rëndësinë e informimit të pacientëve mbi procedurat radiologjike, përgatitjen për ekzaminime, përdorimin e mbrojtjes nga rrezatimi, si dhe motivimin e tyre për të ndjekur këshillat shëndetësore.

– Të aftësohen për të identifikuar faktorët rrezikues për shëndetin, për të kontribuar në parandalimin e sëmundjeve përmes edukimit shëndetësor, dhe për të qenë pjesë aktive në fushatat dhe aktivitetet promovuese në institucionet shëndetësore dhe në komunitet.

Aplikimi i inteligjencës artificiale në Imazheri - 3 ECTS (Zgjedhore)

Lënda Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në Imazheri ka për qëllim të rrisë njohuritë e studentëve për mundësitë që ofron IA në rritjen e saktësisë dhe shpejtësisë në interpretimin e imazheve mjekësore, si dhe të zhvillojë aftësitë për të krijuar, trajnuar dhe vlerësuar modele të inteligjencës artificiale për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e radiologjisë dhe imazherisë mjekësore.

– Kjo lëndë synon t’u ofrojë studentëve një kuptim të thelluar të mënyrave në të cilat inteligjenca artificiale mund të përdoret për të përmirësuar analizën dhe interpretimin e imazheve mjekësore.

– Të zhvillojë aftësi për aplikimin e algoritmeve të përpunimit dhe analizës së imazheve, duke përfshirë teknikat e segmentimit dhe klasifikimit, për të ndihmuar në identifikimin e anomalive dhe përmirësimin e saktësisë së diagnostikimit.

– Studentët do të shqyrtojnë rëndësinë etike dhe sfidat që lidhen me përdorimin e IA-së në mjekësi, siç janë privatësia e të dhënave.

Viti lll Semestri VI
Radiologjia intervente - 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri themelore mbi bazat e radiologjisë interventive dhe rolin e saj në diagnostikimin dhe trajtimin minimalisht invaziv të sëmundjeve të ndryshme. Përmes kësaj lënde, studentët do të njihen me teknikat më të përdorura të imazherisë mjekësore që shërbejnë si udhërrëfyes në procedurat interventive, përfshirë: radiografinë (rrezet X), tomografinë e kompjuterizuar (CT), rezonancën magnetike (MRI), fluoroskopinë dhe ultrazërin (USG).

– Studentët do të fitojnë njohuri për mënyrën se si radiologët intervent përdorin këto teknologji për të kryer procedura të ndryshme mjekësore në organe dhe sisteme të ndryshme të trupit të njeriut, si: biopsitë, drenazhet, vendosja e kateterëve, embolizimet, dhe ndërhyrje vaskulare (si angiografitë dhe venografitë).

– Lënda synon të zhvillojë tek studentët një kuptim të qartë mbi indikacionet, përgatitjen e pacientit, sigurinë, menaxhimin e rrezikut dhe aspektet etike të procedurave të radiologjisë interventive, duke i përgatitur ata për të bashkëpunuar në mënyrë profesionale në mjediset klinike.

Sigurimi i cilësisë në imazherinë radiologjike - 7 ECTS

Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohuri bazë teorike për sigurimin e cilësisë dhe mjetet e saj të përcaktuara, dhe të jenë në gjendje t’i aplikojnë në mënyrë aktive këto në kuadrin e një grupi të projektit. Studentët do të kuptojnë strukturën bazë të projekteve dhe zotërojnë aftësitë për të punuar individualisht me detyra të përcaktuara të punës.

– Të njihen me rëndësinë e masave teknike për sigurimin e cilësisë të përdorura në teknologjinë e radiologjisë dhe për të vlerësuar ndikimin e sigurimit të cilësisë teknike në kujdesin optimal të pacientit.

– Lënda ofron horizonte të reja të metodave dhe teknologjisë më bashkëkohore të aplikuara në mjekësi, si për diagnostikim dhe kurim.

Tema e diplomës - 12 ECTS

Lënda ka për qëllim sqarimin e përgjithshëm të metodologjisë së punës kërkimore-shkencore dhe terminologjisë përkatëse. Përgatitjen e studentëve për kërkim shkencor dhe aplikimin e metodave shkencore në fushën e teknik të radiologjisë. Zhvillimin e aftësive për përpilimin, zbatimin dhe prezantimin e një projekti përfundimtar që ndërlidhet me radiologjinë dhe teknika moderne radiologjike.

– Njohja me metodologjitë kërkimore (kuantitative, kualitative dhe mikse).

– Hartimi i një projekti të plotë diplomimi duke përfshirë: zgjedhjen e temës, rishikimin e literaturës, dizajnin hulumtues, mbledhjen dhe analizën e të dhënave.

– Zhvillimi i aftësive praktike për prezantimin dhe mbrojtjen e punimit të diplomës.

Praktika Klinike Radiologjike me Rezonance Magnetike 6 - 5 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri praktike dhe aftësi profesionale në fushën e Rezonancës Magnetike, duke i përgatitur ata për zbatimin e teknikave të avancuara të imazherisë diagnostike në praktikën klinike.

Lënda synon të:

– Aftësojë studentët për të kuptuar dhe zbatuar në mënyrë të saktë teknikat e Angiografisë me Rezonancë Magnetike, duke përfshirë metodën 3D TOF (Time of Flight) dhe angiografinë me kontrast intravenoz (i.v);

– Përgatisë studentët për menaxhimin dhe kujdesin ndaj pacientit gjatë realizimit të Rezonancës Magnetike Kardiake, duke përfshirë përgatitjen e duhur klinike dhe teknike;

– Thellojë njohuritë mbi përdorimin e sigurt dhe efektiv të pajisjeve të RM-së dhe rritjen e kompetencës profesionale në ambientet diagnostike moderne.