Programi master Menaxhment Shëndetësor është program i nivelit të dytë sipas Kornizës së Kualifikimeve Evropiane (European Qualifications Framework, European Higher Education Area EQF – EHEA), dhe nivelit 7 sipas EQF dhe Kornizës së Kualifikimit të Kosovës. Studimet e nivelit master janë të orientuara në studime të thelluara të çështjeve të caktuara si objekte studimore të këtyre programeve. Prandaj, në përputhje me kërkesat e Manualit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, gjatë hartimit të këtij programi, AAB është kujdesur që niveli i kompetencave dhe aftësive që studentët fitojnë të jenë në përputhje me përshkruesit e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.
Progami implementohet bazuar në “Rregullore për organizimin e studimeve master” të Kolegjit AAB.
Pas përfundimit të këtij programi, të diplomuarit do të jenë në gjendje:
Të demonstrojnë njohuri dhe kuptim të thellë të aspekteve kryesore të funksionimit të sektorit shëndetësor;
– Të implementojnë dhe zhvillojnë ide origjinale bazuar në informacion të qartë për përmirësimin e vendit të punës, performancës së organizatës dhe efikasitetit të personelit;
– Të angazhohen në qasjen sistematike të kërkimeve shkencore dhe përpunimit të informacionit dhe fenomeneve në organizatat e kujdesit shëndetësor;
– Të zbatojnë qasje të reja për zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshmeduke përdorur njohuri të reja dhe konsideruar përvojat e akumuluara në sektorin e kujdesit shëndetësor;
– Të bëjnë gjykime kompetente në situata me informacion të kufizuar, gjithmonë duke reflektuar konsiderata sociale dhe etike;
– Të shprehin qartë dhe t’i komunikojnë përfundimet dhe gjykimet e tyre një audience të specializuar dhe ose jo- të specializuar;
– Të vazhdojnë avancimin e njohurive bazuar në qasje sistematike, koherente dhe të vetëdijshme për zhvillimin personal;
– Të marrin përgjegjësi për veprimet individuale dhe zhvillimin profesional dhe punën e një grupi të personelit në sektorin e shëndetësisë.
Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Master i Shkencave (MSc) in Menaxhment Shëndetësor.
Studimet e Master në Menaxhment Shëndetësore zgjasin dy (2) vite, me gjithsej gjashtë (4) semestra dhe kreditohen me 120 ECTS. Kreditë ECTS llogariten në bazë të ngarkesës së punës së studentëve me 40 orë mësimore në javë, duke përfshirë të gjitha format e të mësuarit , të dokumentuara në përshkrimet e moduleve simë poshtë. Gjatë një viti, një student duhet të grumbullojë 60 ECTS në mënyrë që të përfundojë atë vit.
Kjo lëndë synon t’i paisë studentët me bazat thelbësore të kërkimit shkencor dhe t’i aftësojë për zbatimin e tyre në projekt-propozimet e tezës master në menaxhment shëndetësor. Përvetësimi i njohurive teorike dhe shkathtësive praktike mbi metodologjinë e hulumtimit do të forcojë kompetencat menaxheriale, duke mundësuar vendimmarrje të bazuar në evidencë. Në mënyrë specifike, lënda synon të:
– Ofrojë literaturën më të re dhe të rëndësishme që lidhet me hulumtimet shkencore, me theks në fushën e menaxhimit shëndetësor.
– Zhvillojë aftësi kritike dhe analitike në leximin e literaturës shkencore, duke nxitur vlerësimin e cilësisë së studimeve ekzistuese.
– Fokusohet në shkathtësitë praktike për: Zgjedhjen e mostrës së duhur; Përcaktimin e llojit të hulumtimit; Metodat e mbledhjes së të dhënave; Hartimin dhe përpunimin e databazave; Shkrimin e artikujve shkencorë sipas standardeve ndërkombëtare.
– Aftësojë studentët që, në mënyrë të pavarur, të shkruajnë një projekt-propozim shkencor, i cili i plotëson kërkesat akademike dhe profesionale në menaxhimin shëndetësor.
Qëllimi kryesor i lëndës Bazat e Statistikës është të aftësoj studentët për njohuritë teorike, konceptuale dhe analitike për zgjidhjen e problemeve konkrete të fushës dhe interpretimin e fenomeneve dhe dukurive të ndryshme për të cilat nevojitet zbatimi i statistikës dhe instrumenteve statistikore. Qëllimet specifike të kursit janë:
– Të aftësoj studentët në përllogaritje të mesatareve algjebrike.
– Të njohë krijimin e tabelave dhe grafikoneve dhe të jetë në gjendje të interpretoj rezultatet
– Të krijoj shkathtësi në zgjidhjen e problemeve me anë të instrumenteve statistikore.
– Të përdor Paketën Statistikore Për Shkencat Sociale (SPSS) për analizën e të dhënave statistikore.
– Të fitoj njohuri të nevojshme në fushën e statistikës për studime të mëtejshme në programet ekonomike për lënde relevante.
Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohuive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave menaxheriale që ndërlidhen me organizmin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor, dhe kontribojnë në përmirësimin e performancës saj.Në mënyrë specifike lënda synon të:
– Ngris njohuritë lidhur me konceptet kryesore të performancës sistemit shëndetësor, akterët, dinamikat sfidat zhvillimore në kontekstet dinamike të sistemeve shëndetësore.
– Prezentoj dokumentet raportet, burimet relevante për të kuptuar bazat e organizimit dhe funksionimit të sistemit shëndetësor
– Të zhvilloj shkathësi analitike në matjen, monitorimin dhe komunikimin e performancës së sistemit shëndetësor respektivisht institutioneve shëndetësore.
– Të aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të definojnë kornizën e matjes së performancës sistemit shëndetësor/institutionit shëndetësor me qëllim të përmirësimit të performancës.
Lënda ka për qëllim të paisja e studentëve me njohuri themelore ne lidhje me çështjet morale në praktiken mjekësore, si dhe krijimi i një opinion faktik tek studentet, se aplikimi i rregullave të moralit sdhe Deontologjisë mjekësore është thelbësore për zhvillimin e praktikes së mirëfillt mjekësore. Njohja me parimet etike dhe deontologjine mjekesore. Në mënyrë të veçant lënda synon që të:
– Të krijoj njohuri të vazhdueshme tek studentet e profileve mjekësore se parimet e moralit edhe pse disa nga ato nuk jane obligative me ligj, duhet respektuar gjatë punës së tyre si profesionist shëndetësor.
– Tu ofroj studentëve literaturën më të re dhe relevante shkencore lidhur me Etikën dhe Deontologjine Mjekësore.
– Të zhvilloj shkathësi analitike për mënyren e punës të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore, qasjen e profesionisteve shendetesor ndaj pacienteve, familiareve dhe paleve te treta si dhe permbajtjen e parimeve etike dhe rregullave deontologjike.
– Të aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të analizojnë zhvillimet në nivelin e vetëdijes dhe kulturës se profesionisteve shëndetësor në lidhje me rëndësin sociale të parimeve morale dhe rëndesinë funkcionale te aplikimit dhe respektimit te legjislacionit mjekesor me qellim te permiresimit të kualitetit të shërbimeve shëndetësore.
Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe aftësive praktike në fushën e marketingut të aplikuar në shëndetësi. Kjo lëndë i ndihmon studentët të zhvillojnë kompetenca për analizimin dhe menaxhimin e proceseve të marketingut të lidhura me institucionet shëndetësore, duke u fokusuar në specifikat e sektorit të kujdesit shëndetësor, shërbimeve dhe promovimit të tyre në treg. Në mënyrë specifike, lënda synon të:
– Të njohë studentët me bazat dhe konceptet kryesore të marketingut të aplikuar në shëndetësi, përfshirë mënyrën se si funksionojnë tregjet dhe grupet e pacientëve.
– Të aftësojë studentët për të analizuar dhe menaxhuar proceset e marketingut në sektorin e shëndetësisë, duke zbatuar strategji të përshtatura për shërbimet shëndetësore.
– Të zhvillojë aftësitë për planifikimin dhe implementimin e fushatave të marketingut që përmirësojnë ndërgjegjësimin dhe qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore.
– Të inkurajojë studentët për të ndërvepruar dhe bashkëpunuar me sektorë të tjerë ekonomikë dhe socialë që ndikojnë në industrinë shëndetësore, duke krijuar strategji të integruara marketingu
Qëllimi i lëndës është të pajisë liderët e ardhshëm në kujdesin shëndetësor me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat për të udhëhequr dhe menaxhuar me sukses ndryshimet organizative dhe për të nxitur inovacionin brenda sistemeve shëndetësore. Ky kurs do t’u ofrojë studentëve një kuptim të thellë të mënyrës së navigimit në kompleksitetin e mjediseve shëndetësore, nxitjes së ndryshimeve pozitive dhe zbatimit të zgjidhjeve inovative që përmirësojnë rezultatet për pacientët, efikasitetin organizativ dhe ofrimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore. Në mënyrë të veçantë, lënda synon të:
– Pajisë studentët me njohuri mbi teoritë kryesore të ndryshimit dhe inovacionit që janë të rëndësishme për menaxhimin e shëndetësisë.
– Mundësojë analizimin nga studentët të faktorëve kryesorë që nxisin ndryshimet dhe inovacionin në kujdesin shëndetësor, si përparimet teknologjike, ndryshimet në politika dhe nevojat e pacientëve.
– Zhvillojë aftësitë drejtuese të nevojshme për të menaxhuar me efikasitet procesin e ndryshimit dhe për të udhëhequr ekipe shumëdisiplinore në organizatat shëndetësore.
Njohja me konceptin e menaxhimit në përgjithësi dhe menaxhimin e institucioneve shëndetësore në veqanti. Përvetësimin e njohuive teorike dhe shkathtësive analitke që do të forcojnë kompetencat menaxheriale që ndërlidhen me menaxhmentin si nocion ekonomik dhe aplikimin e tij specifikisht në menaxhimin e institucioneve shendetesore. Në mënyrë të specifke lënda synon të:
– Krijoj një koncept të mendësisë së vazhdueshme menaxheriale për çdo punë menaxheriale shëndetësore si dhe përgjegjësive klinike mjekësore.
– Tu oftoj studentëve literaturën më të re dhe relevante shkencore lidhur me menaxhimin dhe metodat e menaxhimit në Shëndetësi.
– Të zhvilloj shkathësi analitike për mënyren e menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore, efikasitetin dhe efektivititeti e punës, mënyren e menaxhimit e burimeve pergjithësisht e në veqanti menaxhimin e burimeve njerëzore profesionale shëndetësore, me fokus të veqant në nivelin e motivimit, menaxhimit të stresit në punë, dhe edukimit të vazhdueshëm profesional duke u bazuar ne zhvillimet me te reja informative dhe teknologjike mjekësore.
– Të aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të analizojnë zhvillimet në nivlein e institucioneve shëndetësore dhe kuptojnë rolin e tyre menaxherial dhe kontribojnë në përmirësimin e saj.
Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me aftësitë, njohuritë dhe kompetencat thelbësore të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive brenda sektorit të kujdesit shëndetësor. Kjo lëndë eksploron parimet, praktikat, tendencat dhe çështjet e lidershipit në organizatat shëndetësore. Teoritë aktuale të lidershipit me vëmendje ndaj stileve, praktikave, detyrave dhe modeleve do të trajtohen. Në mënyrë të veçantë, lënda synon të:
– Analizojnë udhëheqjen e tyre duke perdorur përvojat bazuar në teorite e lidershipit te meauara pergjate lendes.
– Zbatojnë praktiken dhe të vlerësojnë më thellë kërkesat, përgjegjësitë dhe pasojat e udhëheqjes efektive brenda sistemit të kujdesit shëndetësor.
– Të inkurajon zhvillim profesional dhe personal përmes të mësuarit në veprim që është relevant dhe i transferueshëm te organizatat.
Qëllimi lëndës është të pajisë studentët me njohuri të gjera, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive burimet njerëzore në organizatat shëndetësore. Kursi thekson rolin strategjik të HR-së në përballimin e sfidave të veçanta brenda sektorit të shëndetësisë, duke përfshirë planifikimin e fuqisë punëtore, menaxhimin e talenteve, përputhshmërinë me rregulloret shëndetësore, angazhimin e punonjësve dhe integrimin e trendeve dhe teknologjive të reja. Përmes këtij kursi, studentët do të zhvillojnë aftësinë për të udhëhequr nisma të HR-së që përmirësojnë performancën organizative dhe rrisin cilësinë e kujdesit të ofruar në ambientet shëndetësore. Në mënyrë të veçantë, ky kurs synon që studentët të:
– Zhvillojnë një bazë të fortë mbi parimet dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore, të përshtatura posaçërisht për mjediset shëndetësore.
– Mësojnë të hartojnë dhe zbatojnë strategji për planifikimin e fuqisë punëtore dhe menaxhimin e talenteve që adresojnë rekrutimin, mbajtjen në punë dhe mungesat në aftësi specifike për organizatat shëndetësore.
– Fitojnë një kuptim të thellë mbi rregulloret ligjore dhe etike të veçanta për shëndetësinë (si HIPAA, ADA, ligjet e punës) dhe të mësojnë si të sigurojnë përputhshmëri në proceset e HR-së.
– Përvetësojnë aftësitë për të zhvilluar dhe zbatuar sisteme të menaxhimit të performancës dhe programe trajnimi që nxisin angazhimin e punonjësve dhe përputhen me objektivat organizativë në shëndetësi.
Lënda ka për qëllim i pёrvetёsimin e njohurive teorike dhe shkathtёsive praktike tё studentёve, tё cilat mundёsojnё përparimin dhe ndryshimet në institucionet shëndetësore respektivisht sistemin shëndetësor, që do të kontriboj në përmirësimin e statusit shëndetësor, mbrojtjen nga risku financiar dhe kënaqshmërinë e qyetatrëve nё mёnyrё qё studnetёt tё jenё mё tё aftёsuar pёr krijimin e njё menagjmenti sa mё efikas shёndetёsor. Në mënyrë të veçantë, lënda synon që studentët të:
– Aftësoj studentët në aspektin e njohjes të karakteristikave të përgjithshme të zhvillimit antropologjik të fëmijëve të grupmoshave të ndryshme
– Njohjen e elementeve bazike që kanë të bëjnë planifikimi, përgatitjen dhe përzgjedhjen e materialeve mësimorë, metodave adekuate të mësimdhënies dhe vlerësimit.
Qëllimi i lëndës është të pajisë me njohuri themelore dhe të avancuara mbi parimet ekonomike dhe mënyrën se si ato zbatohen në sektorin e shëndetësisë. Lënda synon të ndihmojë studentët të kuptojnë dhe analizojnë mënyrën si merren vendimet për alokimin e burimeve të kufizuara në shëndetësi, si të vlerësojnë kostot dhe përfitimet e ndërhyrjeve shëndetësore, dhe si të kontribuojnë në zhvillimin e politikave më efikase dhe më të qëndrueshme për kujdesin shëndetësor. Në mënyrë specifike, kjo lëndë synon që studentët të:
– Kuptojnë konceptet themelore të ekonomisë së shëndetësisë, përfshirë kërkesën dhe ofertën për shërbime shëndetësore, efikasitetin ekonomik dhe drejtësinë në kujdesin shëndetësor.
– Mësojnë të analizojnë sistemet e financimit të shëndetësisë dhe modelet e ndryshme të alokimit të burimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
– Zhvillojnë aftësi për të vlerësuar kostot dhe rezultatet e programeve dhe teknologjive shëndetësore përmes analizës së kostos, analizës kosto-përfitim, analizës kosto-efektivitet dhe analizës kosto-utilitet.
– Kuptojnë rolin e ekonomisë së shëndetësisë në planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e politikave shëndetësore.
Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të identifikuar, analizuar dhe menaxhuar konfliktet në mënyrë efektive në kontekste shëndetësore, duke promovuar një mjedis të harmonizuar dhe profesional në institucionet shëndetësore. Në mënyrë specifike, lënda synon:
– Të aftësohen për të analizuar burimet e konflikteve dhe për të identifikuar faktorët kryesorë që i gjenerojnë ato në sektorin shëndetësor.
– Të jenë në gjendje të përdorin teknika të komunikimit efektiv dhe të menaxhimit të emocioneve gjatë situatave konfliktuale brenda institucioneve shëndetësore.
– Të aftësohen për të aplikuar strategji të ndryshme për zgjidhjen e konflikteve, përfshirë ndërmjetësimin dhe negocimin, duke minimizuar ndikimin negativ në mjedisin e punës.
– Të jenë të përgatitur për të identifikuar dhe zbatuar qasje të parandalimit të konflikteve, duke promovuar një kulturë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në organizatat shëndetësore.
Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilet do të mund të ndërtojnë dhe zhvillojne kompetenca menaxheriale në fushën e teknologjis informative ne shendetesi. Studentet, pas përfundimit duhet të jenë ne gjendje të kuptojn se cka janë Sistemet e Informacionit dhe cila është rëndesia tyre në sistemin shëndetësor të një shteti. Në mënyrë specifike lënda synon të:
– Të aftësojë studentët te kenë një koncept se çka është një Sistem i Informimit.
– Të ju ofroj studentëve njohuri mbi rëndesin e sistemit të informimit në punen e tyre menaxheriale në të ardhmen.
– Të prezantoj nevojat bazike për planifikimin e një sistemi të informacionit (resurset dhe kapacitetet),si dhe parametrat që duhet të merren parasysh për planfikim e një sistemi të informimit.
– Të përgatisë studentët cila është struktura organizative e Sistemit Informimit Shëndetesor,
– Të ofroj njohuri mbi infrastrkuturen ligjore dhe standardet e operimit te sistemit te informimit shëndetsor, format e financimit dhe planifkimi buxhetor qe janë të rëndësishme në ndërtimin e sistemeve të informacionit shëndetësor.
Qëllimi kryesor i lëndës është pajisë studentët me dije, shkathësi dhe kompentenca për të kuptuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, mënyrën e matjes së cilëisës së shërbimeve shëndetëpsre në insitucione shëndetësore, vlerësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor, kuptuar modelet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shjëndësore. Në mënyrë specifike lënda synon të:
– Të njohin instrumetnet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndëtësore, mobilizuar resurse humane dhe të tjra brenda institucionit për të përmirësuar cilësinëe shërbimeve shëndetësore dhe për ti implementuar këto në projekte konkrete të përmisësimit.
Lënda ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi të avancuara në menaxhimin financiar të institucioneve shëndetësore, duke u fokusuar në procese të tilla si planifikimi, buxhetimi, analiza e kostos dhe kontrolli financiar, me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare dhe eficiencës së shërbimeve. Studentët do të zhvillojnë aftësi praktike për të marrë vendime strategjike bazuar në analiza të thelluara financiare dhe për të komunikuar me palët e interesit në mënyrë profesionale dhe efektive.Në mënyrë specifike, kjo lëndë synon:
– Të njoftojë studentët me proceset e planifikimit, ekzekutimit, menaxhimit dhe raportimit të financave në institucionet e kujdesit shëndetësor.
– Të zhvillojë aftësi teorike dhe praktike për menaxhimin e financave në organizatat e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë të hyrat, investimet kapitale, analizat dhe raportimet financiare.
– Të pajisë studentët me njohuri për aftësitë e domosdoshme për menaxhimin efektiv të financave në këto institucione.
Të aftësojë studentët që të analizojnë shpenzimet operacionale, rrjedhën e parasë dhe menaxhimin buxhetor, me qëllim përmirësimin e eficiencës dhe qëndrueshmërisë financiare në shërbimet shëndetësore.
Qëllimi i përgjithshëm është të zhvillohen kompetencat (njohuritë dhe aftësitë) e nevojshme për të planifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar zbatimin e projekteve në mënyrë efektive, në përputhje me metodologji të ndryshme dhe standarde ndërkombëtare. Më konkretisht, ky kurs synon:
– T’i njohë studentët me konceptet bazë dhe të përgjithshme të procesit të planifikimit, shkrimit, menaxhimit, kontrollit dhe vlerësimit të projekteve, si dhe me metodologjitë, teknikat dhe instrumentet më efikase në funksion të Menaxhimit të Projekteve;
– Të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë teorike dhe praktike (know-how) të studentëve në fushën e gjenerimit, zhvillimit, strukturuarjes dhe menaxhimit të projekteve, përmes trajtimit praktik të aftësive, koncepteve dhe metodologjive bashkëkohore të menaxhimit të projekteve;
– T’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme mbi aftësitë, rolet dhe funksionet e nevojshme të Menaxherit të Projektit, ekipit të projektit dhe palëve të interesit;
– Të analizojë në mënyrë të detajuar menaxhimin e projekteve nga organizata dhe institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim rritjen e aftësive dhe njohurive të studentëve;
Lënda ka për qëllim në njohja me konceptin dhe rëndësinë e Shëndetit Mjedisor për shëndetin e njeriut. Në mënyrë të specifke lënda synon të:
– Të ofrojë njohuri bazë për rëndësinë e shëndetit mjedisor,
– Zbulimin dhe përshkrimi i ndikimit të faktorëve mjedisorë ne shendet,
– Dhënia e informatave bazike per mundësin e sigurimit te masave mbrojtëse për shëndetin e njeriut,
– Këto qëllime vendosen në kontekstin e fushës shkencore multidisiplinare të shëndetit mjedisor si një komponent thelbësor i fushës më të gjerë të shëndetit publik.
Lënda ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe shkathtësi të nevojshme për studentët për të kuptuar rolin e teknologjive dixhitale në transformimin e sistemit shëndetësor. Kjo lëndë do t’i përgatisë studentët për të përdorur mjete dixhitale dhe teknologji të avancuara për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe për të optimizuar menaxhimin e informacionit në institucionet shëndetësore. Objektivat specifike të lëndës:
– Të krijohet një bazë e fortë për studentët në lidhje me shkencat e të dhënave dhe rolin e tyre në analizat e shëndetit publik.
– Të ofrohen njohuri për tendencat dhe risitë në teknologjitë dixhitale dhe ndikimin e tyre në sistemet shëndetësore.
– Të zhvillohen strategji për integrimin e teknologjive dixhitale në praktikat menaxheriale dhe organizative në shëndetësi.
– Të përgatiten studentët për të naviguar sfidat teknologjike dhe për të identifikuar mundësitë që ofron teknologjia për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë.
Qëllimi i përgjithshëm i lëndës të Auditimit Klinik për studentët e nivelit master në programin e Menaxhimit Shëndetësor është të ofrojë një kuptim të thelluar dhe të fokusuar mbi metodologjitë, proceset dhe rëndësinë e auditimit klinik në praktikën shëndetësore. Më konkretisht, lënda synon të:
– Thellojë kuptimin e procesit të auditimit klinik: T’u mësojë studentëve procesin hap pas hapi të realizimit të një auditimi klinik, përfshirë përzgjedhjen e temës së auditimit, përcaktimin e kritereve, mbledhjen e të dhënave dhe analizën e rezultateve.
– Zhvillojë aftësi në dizajnimin e auditimeve: T’i pajisë studentët me aftësitë për të dizajnuar auditime klinike efektive, duke përfshirë formulimin e standardeve dhe objektivave të qarta dhe të matshme, të përshtatura për skenarë të veçantë klinikë.
– Inkurajojë mbledhjen e provave: Të fokusohet në teknikat për mbledhjen dhe sintetizimin e provave nga burime të ndryshme, duke përfshirë udhëzimet klinike dhe literaturën shkencore me recension, për të mbështetur gjetjet e auditimit.
– Analizojë rezultatet e auditimit: Të trajnojë studentët në vlerësimin e rezultateve të auditimit, kuptimin e rëndësisë statistikore dhe aplikimin e gjetjeve për të informuar praktikën klinike dhe marrjen e vendimeve.
Aftësitë e një studenti në mjekësi të punës në fushëne menaxhmentit shëndetësor përfshijnë një kompletim të njohurive mjekësore dhe aftësive praktike që janë të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e shëndetit në vendin e punës sin jë nga factorët e perfomancës më të mire të institucioneve shëndetsore. Në mënyrë specifike lënda synon të:
– Të kuptuarit e funksionimit të trupit dhe sëmundjeve që lidhen me profesionin, ekspozimet profesionale dhe faktorët e rrezikut.
– Aftësia për të analizuar mjedisin e punës dhe për të identifikuar rreziqet për shëndetin e punëtorëve, si ekspozimi ndaj kimikateve, zhurmës, stresit ergonomik etj.
– Kuptimi i masave parandaluese të sëmundjeve profesionale dhe promovimi i stilit të jetës së shëndetshme për punëtorët.
Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri bashkëkohore dhe kritike mbi drejtimet e reja në të cilat po zhvillohet sistemi i kujdesit shëndetësor në nivel global dhe lokal. Lënda synon të ndihmojë studentët të kuptojnë faktorët që nxisin ndryshimet në kujdesin shëndetësor dhe t’i përgatisë ata për të menaxhuar sfidat dhe mundësitë që lindin nga këto trende në praktikën menaxheriale dhe vendimmarrëse. Më konkretisht, lënda synon të:
– Të analizojë ndryshimet strukturore dhe funksionale që po ndodhin në sistemet e kujdesit shëndetësor si përgjigje ndaj zhvillimeve demografike, epidemiologjike dhe teknologjike;
– Të zhvillojë aftësi për menaxhimin efektiv të proceseve shëndetësore dhe jo-shëndetësore në një sistem në transformim të vazhdueshëm;
– Të shqyrtojë rolin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë menaxhimin e të dhënave, digjitalizimin dhe telemjekësinë;
– Të adresojë sfidat e mungesës së burimeve (financiare dhe njerëzore), duke theksuar ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor;
Qëllimi i këtij moduli është të theksojë përputhshmërinë me politikat e BE-së, përparimin e matshëm në performancën e kujdesit shëndetësor dhe ndërtimin e kapaciteteve për integrim të qëndrueshëm të politikave. Synimi specifik është:
– Të kuptohet rëndësia dhe domosdoshmëria që sektori i shëndetësisë në Kosovë të përputhet me acquis-in shëndetësor të BE-së;
– Të identifikohen dhe/ose përcaktohen një grup prej 20–25 treguesish bazë shëndetësorë, të lidhur me politikat e rekomanduara nga Komisioni Evropian, për ndjekjen vjetore të performancës së sistemit shëndetësor në Kosovë;
– Të përcillet aspekti shëndetësor i raportit të progresit të Kosovës, në lidhje me përafrimin e kuadrit ligjor kombëtar me acquis-in shëndetësor të BE-së;
– Të përgatiten studentët për dialog politik dhe zbatim të politikave në mjediset përkatëse të kujdesit shëndetësor.
Lënda ka për qëllim të ofrojë një kuptim bazik të konceptit të shëndetit global, duke zhvilluar njohuri teorike dhe shkathtësi analitike që forcojnë kompetencat menaxheriale të studentëve. Kjo lëndë do t’u mundësojë stidentëve të njihen me zhvillimet më të rëndësishme dhe t’i përcjellin ato që të mund të kontribojnë në mënyrë pozitive brenda institucioneve shëndetësore, kornizës së sistemit shëndetësor ku veprojnë, duke mbështetur kështu shëndetin global. Në mënyrë specifike lënda synon të:
– Ngris njohuritë lidhur me konceptin e shëndetit global, akterët, dinamikat, sfidat dhe prospektet zhvillimore.
– Prezentoj dokumentet, rapotet, data-bazat relevante të shëndetit global dhe publikime relevante shkencore lidhur me faktorët më relevant që ndikojnë në shëndetin global.
– Zhvilloj shkathësi analitike në kuptimin, matjen, monitorimin dhe komunikimin e ndikimit të këtyre faktorëve dhe sfiave/mundësive në shëndet.
– Aftësoj studentët që në mënyrë të pavarur të analizojnë zhvillimet në nivlein e shëndetit global dhe kuptojnë rolin e tyre menaxherial në sistemin shëndetësor/institucionet shëndetësore dhe kontribojnë në përmirësimin e saj.
Qëllimi i kësaj lënde është të udhëheqë dhe mbështesë studentët në përzgjedhjen, zhvillimin dhe finalizimin e temës së tyre të masterit përmes një procesi të strukturuar hulumtimi shkencor. Lënda synon të zhvillojë tek studentët aftësitë për të formuluar pyetje kërkimore, për të aplikuar metoda kërkimore relevante, për të analizuar të dhëna dhe për të hartuar një punim akademik që plotëson standardet shkencore dhe etike të fushës së menaxhimit shëndetësor.
Lënda ka për qëllimi paisjen e studentëve me njohuri themelore ne lidhje me çështjet morale në praktiken mjekësore, si dhe krijimi i një opinion faktik tek studentet, se aplikimi i rregullave të moralit është thelbësore për zhvillimin e praktikes së mirëfillt mjekësore.Njohja me parimet etike dhe deontologjine mjekesore. Të krijoj njohuri të vazhdueshme tek studentet e profileve mjekësore se parimet e moralit edhe pse disa nga ato nuk jane obligative me ligj, duhet respektuar gjatë punës së tyre si profesionist shëndetësor.
Lënda ka për qëllim pёrvetёsimin e njohurive teorike dhe shkathtёsive praktike tё studentёve, tё cilat mundёsojnё përparimin dhe ndryshimet në institucionet shëndetësore respektivisht sistemin shëndetësor, që do të kontriboj në përmirësimin e statusit shëndetësor, mbrojtjen nga risku financiar dhe kënaqshmërinë e qyetatrëve nё mёnyrё qё studnetёt tё jenё mё tё aftёsuar pёr krijimin e njё menagjmenti sa mё efikas shёndetёsor.
Lënda ka për qëllim njohjen me bazat e ekonomisë shëndetësore dhe zhvillimet në ekonominë shëndetësore; Përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive analitke në ekonominë shëndetësore që do të forcojnë kompetencat menaxheriale që ndërlidhen me shëndetin dhe kujdesin shëndetësor.
Lënda po ashtu ka për qëllim të zhvillojë shkathësi analitike dhe komunikimi lidhur me konceptet relevante në lëmin e ekonomisë shëndetësore; Të aftësojë studentët që në mënyrë të pavarur të analizojnë aspektet ekonomike të shëndetësisë, relevante për vendimmarrje në nivel të sistemit shëndetësor dhe institucional.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij moduli është krijimi i aftësive (dijeve dhe shkathtësive) për menaxhimin e financave për menaxherët ose drejtuesit e kujdesit shëndetësor. Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët me konceptet e përgjithshme të procesit të planifikimit, ekzekutimit, menaxhimit, kontrollit dhe raportimit të financave në institucionet e kujdesit shëndetësor; të zhvillojë njohuritë dhe shkathtësitë teorike dhe praktike të studentëve në sferën e menaxhimit të financave në kontekst operativ, të të hyrave, investimeve kapitale, analizave dhe raportimeve financiare në organizatat e kujdesit shëndetësor.
Lënda ka për qëllim të zhvillojë njohuritë teorike dhe shkathtësitë praktike lidhur me konceptet themelore dhe të përgjithshme të menaxhimit të projekteve, planifikimit, shkruarjes, menaxhimit, kontrollit dhe vlerësimit të projekteve, si dhe metodologjitë, teknikat dhe instrumentet më efikase në funksion të gjenerimit dhe menaxhimit të projekteve.
Mësimi i sfidave dhe zhvillimeve kryesore të shëndetit global. Arritja e njohurive teorike dhe aftësive analitike që do të forcojnë kompetencat menaxheriale në nivel institucional në lidhje me zhvillimet në qasje një shëndet ndaj shëndetit global. Kuptimi i koncepteve dhe faktorëve kryesorë që ndikojnë në shëndetin global dhe një qasje shëndetësore. Zhvillimi i kompetencave ndërdisiplinore e ndërkulturore.