Programi është dizajnuar për t’i pajisur studentët me njohuri të thella dhe aftësi praktike në fushat kyçe të shkencave kompjuterike, me një fokus të veçantë në inteligjencën artificiale (IA) dhe programim. Ky program është hartuar si përgjigje ndaj kërkesës së lartë në treg për profesionistë që jo vetëm zotërojnë aftësi në programim, por janë gjithashtu të përgatitur për të zhvilluar zgjidhje inovative të bazuara në IA për sfidat komplekse të teknologjisë moderne.
Programi gjithashtu synon të inkurajojë kreativitetin dhe të menduarit kritik, duke i përgatitur studentët për të zhvilluar teknologji të reja që transformojnë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Një element kyç i programit është edukimi i studentëve mbi çështjet etike dhe ndikimin shoqëror të përdorimit të IA-së, duke promovuar përgjegjshmëri në zhvillimin e teknologjisë që respekton privatësinë, sigurinë dhe drejtësinë.
Programi i ri i propozuar është i ndarë në gjashtë semestra përgjatë tre viteve studimi. Çdo vit përfshin një kombinim të lëndëve bazë dhe zgjedhore që mbulojnë aspekte të ndryshme të shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale. Disa nga lëndët përfshijnë: bazat e programimit, matematikë për shkencat kompjuterike, algoritme dhe struktura të të dhënave, hyrje në inteligjencën artificiale, mësim makinerik dhe të dhëna të mëdha, menaxhim i projekteve teknologjike, vizion kompjuterik, përpunim i gjuhës natyrore, projekte të avancuara që i përgatisin studentët për tregun e punës, etj.
Pas përfundimit të programit, bazuar në këtë kurrikulë, studentët do të jenë të aftë të zhvillojnë dhe zbatojnë teknologji të IA-së që kanë potencialin të përmirësojnë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, duke sjellë përfitime për bizneset dhe shoqërinë.
Pas përfundimit me sukses të programit profesional Bachelor në Programim dhe Inteligjencë Artificiale, studentët do të kenë përvetësuar njohuritë, aftësitë dhe kompetencat në vijim:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Bachelor Profesional në Programim dhe Inteligjencë Artificiale
Studimet në Programin “Programim dhe IA” zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.
Lënda ka për qëllim të pajisë studentët me bazat e programimit kompjuterik, duke u fokusuar në ndërtimin e mendimit logjik dhe metodave efektive të zgjidhjes së problemeve. Duke përdorur gjuhën Python, studentët do të zhvillojnë një të kuptuar të thelluar mbi mënyrën se si kompjuterët interpretojnë dhe ekzekutojnë kodin.
Ky kurs ofron disa nga idetë themelore matematikore që përdoren në projektimin dhe analizën e sistemeve kompjuterike dhe programeve kompjuterike. Kursi synon t’u sigurojë studentëve njohuri të mjaftueshme matematikore për t’u mundësuar atyre të kuptojnë bazat e shkencave kompjuterike si për qëllime studimi ashtu edhe për zhvillimin e mëvonshëm të karrierës.
Përmes kësaj lënde, studentët do të mësojnë të konceptojnë, përshkruajnë dhe analizojnë algoritme të ndryshme, duke vlerësuar efikasitetin e tyre përmes analizës së kompleksitetit të kohës së ekzekutimit. Lënda synon të zhvillojë aftësitë e studentëve për të përdorur struktura të ndryshme të të dhënave, si lista të lidhura, pemë dhe struktura të tjera, në mënyrë që të zgjidhin probleme të ndryshme kompjuterike në mënyrë efikase.
Lënda ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike për realizim të hulumtimit fillestar në nivelin bachelor. Zhvillimi rapid i shkencës dhe tekonologjisë së informacionit bënë më të lehtë qasjen në kërkime shkencore dhe burime informacionesh në të njëjtën kohë e vështirëson procesin në suaza të cilësisë së informacioneve.
Kjo lëndë synon zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve në kontekstin e shkencave kompjuterike, duke përfshirë leximin, dëgjimin, të folurit dhe të shkruarit. Përmbajtja mbulon gramatikën dhe funksionet gjuhësore bazike, si dhe ushtrime praktike për të gjitha aftësitë gjuhësore.
Objektivat e këtij kursi janë që studentët të kuptojnë bazat e shkencës kompjuterike dhe të AI në kontekstin e biznesit, të analizojnë mënyrat se si AI mund të mbështesë vendimmarrjen dhe strategjitë e biznesit, ë zhvillojnë aftësi në implementimin e zgjidhjeve të AI për probleme specifike të biznesit,të kuptojnë metodologjitë e të dhënave dhe analitikës për të mbështetur vendimmarrjen si dhe të shqyrtojnë sfidat dhe etikën që lidhen me përdorimin e AI në biznes.
Lënda Hyrje në inteligjencën artificiale ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e inteligjencës artificiale në mënyrë që studentët të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur të aplikojnë parimet bazë për zgjidhjen e problemeve.
Lënda mbulon thellësisht konceptet e Programimit të Orientuar në Objekte (OOP), menaxhimin dhe përpunimin efikas të të dhënave, si dhe përdorimin e bibliotekave të fuqishme si NumPy, Pandas dhe Matplotlib për zhvillim dhe analizë të të dhënave. Përveç këtyre, studentët do të trajnohen edhe në menaxhimin e skedarëve, integrimin me burime të jashtme të të dhënave dhe përdorimin e teknikave për optimizim të kodit.
Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri themelore dhe të avancuara në teorinë e statistikës dhe probabilitetit, duke u fokusuar në aplikimin e këtyre koncepteve për të analizuar dhe interpretuar të dhëna në fusha të ndryshme shkencore dhe praktike. Lënda do të përfshijë konceptet bazë të statistikës, shpërndarjeve probabilistike, inferencës statistikore, si dhe metodat e përmbledhjes dhe analizës së të dhënave.
Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuritë themelore mbi bazat e të dhënave, duke përfshirë konceptet kryesore, modelet e të dhënave dhe rëndësinë e hartimit të kujdesshëm të një baze të të dhënave. Gjithashtu, lënda synon të prezantojë sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave (DBMS) me një fokus të veçantë në mënyrat për të organizuar, mirëmbajtur dhe shfrytëzuar informacionin në mënyrë efikase dhe efektive.
Kjo lëndë synon zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve në kontekstin e informatikës, duke përfshirë leximin, dëgjimin, të folurin dhe të shkruarit. Fokus i veçantë i jepet gramatikës së avancuar dhe funksioneve gjuhësore, si dhe terminologjisë teknike me rreth 400 terma të specializuar.
Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me konceptet dhe mjetet themelore të matematikës logjike, duke përfshirë teorinë e logjikës, provat logjike, strukturat diskrete dhe aplikimet e tyre në shkencat kompjuterike. Lënda do të përfshijë koncepte si logjika propozicionale dhe predikative, teorinë e grupeve, funksionet dhe relacione, dhe bazat e analizës së strukturave formale.
Ky kurs prezanton parimet dhe praktikat e inxhinierisë së softuerit të përshtatura posaçërisht për sistemet e bazuara në inteligjencën artificiale. Studentët do të mësojnë si të projektojnë, zhvillojnë, testojnë, vendosin dhe mirëmbajnë aplikacione të inteligjencës artificiale.
Studentët do të mësojnë të përdorin algoritme të mësimit të mbikëqyrur dhe të pambikëqyrur, të zbatojnë metoda të parapërpunimit dhe ndarjes së të dhënave, si dhe të punojnë me biblioteka të njohura të mësimit të makinerisë, si Scikit-Learn dhe TensorFlow.
Kjo lëndë synon të pajisë studentët me njohuri themelore rreth Big Data, përfshirë të dhënat e strukturuara dhe të pastrukturuara. Studentët do të mësojnë teknologjitë kryesore të Big Data, terminologjinë përkatëse dhe do të njihen me sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me sigurinë e saj.
Studentët do të njoftohen me konceptet dhe teknikat e menaxhimit të projekteve. Ata do të aftësohen t’i identifikojnë, njohin dhe përdorin grupet e proceseve gjatë realizimit të projekteve. Objektivi kryesor i kësaj lënde është të prezantojë studentin me botën e pasur e menaxhimit të projekteve, metodologjitë e menaxhimit dhe aplikimit të tyre në shkallë globale.
Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët e Shkencave Kompjuterike të fitojnë njohuri mbi konceptet dhe teknikat bazë të kombinatorikës dhe teorisë së grafëve. Lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe praktike të studentëve, të nxisë punën individuale dhe në grup, dhe të sigurojë literaturë të mjaftueshme për studim.
Qëllimi i lëndës është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga shumica e lëmive të fizikës. Këto njohuri jan me rëndësi të dorës së parë edhe për shkencat kompjuterike, kur kërkohet zhvillimi i programeve kompjuterike për zbatime të ndryshme në industri, në hulumtime shkencore, por edhe në medicinë, në parashikimin e motit, në rregullimin e komunikacionit, në lojëra kompjuterike etj.
Qëllimi i lëndës “Etika dhe ndikimi social i AI-së” është t’i aftësojë studentët të identifikojnë dhe të eksplorojnë çështjet etike të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) dhe ndikimi i tyrre në shoqëri. Këto çështje përfshijnë: përgjegjësinë e zhvilluesve të AI-së, ndikimin e AI-së në punësim, privatësi, pronësi intelektuale, si dhe sfidat që shfaqen në implementimin e AI në sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për mbledhjen automatike të të dhënave nga interneti duke përdorur teknikat e scraping-ut të web-it dhe API-ve. Lënda synon t’i familjarizojë studentët me arkitekturën bazë të web-it dhe transmetimin e të dhënave, si dhe të ofrojë praktika të mira për zgjidhjen e sfidave të mbledhjes së të dhënave.
Lënda Projekt ka për qëllim ta njoftoi studentin me gjuhët programuese dhe teknologjitë bashkëkohore që përdoren në kompanitë që merren me zhvillim softueri në Kosovë. Në mënyrë specifike lënda synon që ta përgatisë studentin (studenten) për tregun konkurrent të punës.
Lënda synon t’i njoftojë studentët me hapësira të reja për ndërtimin e aplikacioneve duke përdorur aplikacione të gatshme dhe infrastrukturë kompjuterike të paracaktuar në cloud. Studentët do të mësojnë të dallojnë nëse është më e leverdishme të përdoret sistemi klasik i TI-së apo infrastruktura në cloud.
Lënda Interneti i Gjërave (IoT) është një kurs për paradigmën e re të objekteve që ndërveprojnë me njerëzit, me sistemet e informacionit dhe me objekte të tjera. Kursi do të fokusohet në të menduarit krijues dhe në zhvillimin praktik të projektit.
Qëllimi i lëndës Robotikë është të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në ndërtimin dhe programimin e robotëve, duke integruar koncepte të inteligjencës artificiale. Studentët do të mësojnë të zhvillojnë zgjidhje autonome, të përdorin sensorë, algoritme dhe teknika të mësimit makinerik në sistemet robotike.
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për të kuptuar dhe aplikuar teknikat kryesore të vizionit të kompjuterizuar, duke përfshirë përpunimin e imazheve, njohjen e objekteve, klasifikimin e imazheve dhe zbatimin e algoritmeve të avancuar të të mësuarit të thellë (deep learning).
Lënda synon të aftësojë studentët me njohuri mbi konceptet bazë të teorisë së grafeve dhe rrjeteve neurale, si dhe aplikimin e tyre praktik. Studentët përgatiten të analizojnë, vlerësojnë dhe komentojnë punën e tyre dhe të tjerëve në mënyrë kritike dhe të strukturuar.
Qëllimi i lëndës është të prezantojë studentët dhe parimet bazë të optimizimit. Lënda mbulon fushat kryesore të aplikimit dhe algoritmet kryesore të optimizimit. Lënda do të prezantojë bazat e algoritmeve mbi optimizimin e vazhdueshëm, duke filluar nga algoritmet klasike drejt atyre më të sofistikuara.
Qëllimi i kësaj lënde është të mundësojë që studentët të kuptojnë dhe të aplikojnë njohuritë dhe teknikat e mësimit të thellë (Deep Learning), përmes studimit të modeleve lineare dhe rrjeteve neurale. Ata do të mësojnë metoda optimizimit, teknikën e backpropagation, dhe përdorimin e rrjeteve nervore konvolucionale (CNN) dhe LSTM për probleme të ndryshme.
Studentët do të mësojnë të përdorin gjuhën programuese Python dhe bibliotekat kryesore për përpunimin, analizimin dhe vizualizimin e të dhënave. Kjo lëndë synon të zhvillojë aftësitë e studentëve për të zbatuar teknika dhe metoda të analizës statistikore dhe të interpretojnë rezultatet përmes projekteve praktike dhe ushtrimeve laboratorike.
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi të thelluara mbi arkitekturën dhe zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale (AI). Lënda fokusohet në konceptet bazë të arkitekturës së sistemeve AI, dizajnimin e moduleve të inteligjencës, dhe integrimin e modeleve të të mësuarit të thellë për të ndërtuar zgjidhje të fuqishme dhe të shkallëzueshme.
Përmes mësimit teorik dhe praktikës laboratorike, studentët do të zhvillojnë aftësi për të implementuar algoritme dhe për të ndërtuar aplikacione të orientuara në zgjidhjen e problemeve reale, të cilat përmirësojnë teknologjitë ekzistuese dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqëri dhe biznes.
Përmes kombinimit të teorisë dhe praktikës, studentët do të mësojnë si të aplikojnë teknologjinë blockchain në fusha të ndryshme duke u fokusuar në inovacion, siguri dhe decentralizim. Lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe teknike të studentëve për t’i përgatitur ata në krijimin dhe implementimin e zgjidhjeve të avancuara të bazuara në blockchain.
Studentët do tu ofrohen njohuri që të zhvillojnë software dhe algoritme për të kuptuar proceset biologjike. Ata do të jenë të përfshirë kryesisht në kërkime në zonat e genomikës, proteomikës dhe biologjisë molekulare. Studentëve gjithashtu do tu ofrohen njohuri për zhvillimin dhe përdorimin e algoritmeve kompjuterikë për të analizuar të dhënat gjenetike dhe biologjike, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e bazës të të dhënave.
Kjo lëndë është projektuar për të ofruar një kuptim të thellë dhe praktik të aspekteve të sigurisë në sistemet inteligjente, duke përfshirë inteligjencën artificiale (AI), mësimin e makinerisë (ML), sistemet autonome, shërbimet inteligjente etj. Me avancimin e teknologjisë dhe integrimin e sistemeve inteligjente në çdo aspekt të jetës sonë, siguria e këtyre sistemeve ka marrë një rëndësi kritike.
Qëllimi kryesor i Temës së Diplomës është t’i mundësojë studentëve të shkruajnë një tezë përmes një procesi të vazhdueshëm dhe të përqendruar. Shkrimi, prezantimi dhe hulumtimi ndërveprojnë për të arritur cilësinë dhe ekselencën e projektit final.