Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB organizoi një tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit. Folës kryesor ishte Dr. Antony Hoyte-West nga Britania e Madhe, i cili tregoi se si njohuritë teorike nga estetika e menaxhimit mund të shfrytëzohen për të ilustruar ndikimin e inteligjencës artificiale në profesionet moderne të përkthimit dhe interpretimit. Ai theksoi domosdoshmërinë që përkthyesit modernë të fitojnë aftësi të reja për të qenë në një hap me teknologjinë.
Në këtë aktivitet morën pjesë:
si dhe profesorë të fakultetit dhe interpretë të pavarur.
Dekania e Fakultetit, Prof. Aida Alla, i falënderoi të pranishmit dhe theksoi se diskutime të tilla janë domosdoshmëri për të fuqizuar profesionin e përkthyesit dhe interpretit në një epokë ku ndryshimet nga inteligjenca artificiale janë shumë të shpejta.
Të gjithë aktorët e përfshirë u zotuan se do të takohen përsëri për të diskutuar çështjet e përkthimit në Kosovë.