Kolegji AAB fiton projektin “EU Progress Report” për të forcuar studimet mbi integrimin evropian në Kosovë

4 Nëntor 2025

Kolegji AAB ka fituar projektin “Kosovo’s EU Progress Report: Assessing Challenges and Opportunities on the Road to Integration”, të financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions, me qëllim të avancimit të studimeve mbi Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të Kosovës. Projekti, me kohëzgjatje trevjeçare, do të zbatohet në kuadër të Fakultetit të Ekonomisë dhe Administratës Publike, nën udhëheqjen e Prof. Shkumbin Misinit dhe Prof. Agron Mustafa, dhe do të kontribuojë në edukimin e studentëve dhe publikut mbi reformat, sfidat dhe mundësitë që lidhen me rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Qëllimet e projektit

Projekti adreson nevojën për të rritur kuptimin akademik dhe publik mbi procesin e integrimit evropian të Kosovës, përmes tri shtyllave kryesore:

Ndikimi i projektit dhe zbatimi praktik

Ky projekt do të kontribuojë drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe në forcimin e dialogut midis arsimit të lartë, politikëbërësve dhe shoqërisë civile. Studentët e përfshirë do të fitojnë aftësi analitike dhe njohuri të thelluara mbi proceset e integrimit evropian, ndërsa rezultatet e kërkimeve do të shërbejnë si burim i vlefshëm për politikëbërjen dhe zhvillimin institucional.

Përveç kësaj, projekti do të përfshijë ligjërata publike me ekspertë të integrimit evropian, sesione sensibilizuese me studentë dhe gazetarë, si dhe një konferencë përmbyllëse ku do të prezantohen gjetjet kryesore dhe rekomandimet për reformat e ardhshme.

Lënda e re nga projekti

Pas përfundimit të periudhës së financimit, lënda do të integrohet në mënyrë të përhershme në kurrikulën e Kolegjit AAB, duke garantuar vijueshmërinë e edukimit në fushën e studimeve evropiane. Po ashtu, udhëzuesi praktik dhe platforma online e projektit do të mbeten burime të hapura për publikun dhe do të përditësohen çdo vit me të dhëna të reja nga raportet e progresit të BE-së për Kosovën.

Ky është projekti i tretë Jean Monnet që implementohet nga Kolegji AAB, pas moduleve “EU Impact in Kosovo” dhe “EU Business Law”, duke dëshmuar përkushtimin e institucionit në promovimin e vlerave dhe standardeve evropiane në arsimin e lartë në Kosovë.

Share: