Kolegji AAB fiton projektin Jean Monnet “LEG-EU” për edukimin ligjor mbi barazinë gjinore në Bashkimin Evropian

4 Nëntor 2025

Kolegji AAB është përzgjedhur për të zbatuar projektin LEG-EU – Legal Education on Gender Equality in the EU: Integrating EU Frameworks into Law Curriculum, të financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions. Projekti do të zhvillohet në kuadër të Fakultetit Juridik gjatë një periudhe trevjeçare.

Kosova, në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, përballet me sfida serioze në zbatimin efektiv të ligjeve për barazinë gjinore dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore. Megjithëse kuadri ligjor përfshin Ligjin për Barazinë Gjinore, Konventën e Stambollit dhe CEDAW, zbatimi mbetet i dobët.

Synimet e projektit

Ky projekt synon të integrojë standardet dhe kornizat ligjore të Bashkimit Evropian mbi barazinë gjinore në kurrikulën juridike të AAB-së, duke fuqizuar studentët me njohuri praktike dhe teorike mbi mënyrën se si politikat e BE-së mund të zbatohen në sistemin ligjor të Kosovës.

Projekti LEG-EU vjen si përgjigje ndaj këtij boshllëku në edukimin juridik, duke synuar:

Përfshirja e studentëve dhe zbatimi praktik

Gjatë tri viteve të zbatimit, projekti do të përfshijë rreth 90 studentë të drejtësisë dhe do të prodhojë:

Ndikimi i projektit

Projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e arsimit juridik dhe në rritjen e ndërgjegjësimit institucional e publik për barazinë gjinore. Pas përfundimit të financimit nga BE-ja, moduli do të mbetet pjesë e përhershme e kurrikulës së Fakultetit Juridik në AAB, duke siguruar që gjeneratat e ardhshme të juristëve të jenë të përgatitura për të zbatuar dhe promovuar standardet evropiane të drejtësisë dhe barazisë.

Në këtë mënyrë, LEG-EU kontribuon në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke e bërë arsimin e lartë juridik një forcë të qëndrueshme për reforma dhe drejtësi sociale.

Share: