Prof.Ass.Dr. Mensut Ademi, nga Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB, ka shënuar një sukses në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit shkencor. Ai është emëruar si Co-Supervisor (bashkë-udhëheqës) nga Universiteti “Manav Rachna” në Faridabad, Indi.
Ademi, do udhëheq një kandidate në programin e studimeve të doktoratës, në bashkëpunim me Prof.Ass.Dr.sc. Harshita Singh.
Fokusi i kërkimit shkencor
Tema e kërkimit shkencor është e fokusuar në sfidat dhe perspektiva e zhvillimit të avancuar shkencor përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, duke theksuar dimensionin ndërdisiplinor të kërkimit dhe rëndësinë në rritje të teknologjive të reja në proceset bashkëkohore arsimore dhe kërkimore.
Përkushtimi i Kolegjit AAB për bashkëpunim dhe ekselencë
Ky emërim përfaqëson dëshminë e qartë të cilësisë akademike të stafit të Kolegjit AAB, si dhe pozicionimin aktiv në arenën ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Përfshirja e prof. Ademi në këtë projekt pasqyron besimin që institucionet ndërkombëtare kanë në kapacitetet e Kolegjit AAB.
Institucioni jonë e konsideron këtë angazhim si një hap tejet të rëndësishëm në fushën globale të bashkëpunimit akademik, si afirmim në përkushtimin e vazhdueshëm ndaj ekselencës në arsim, kërkim dhe inovacion.