Studentja e AAB’së Klea Dina përfaqëson Kosovën në Londër me projektin e saj muzikor

12 Nëntor 2025

Klea Dina, nga Fakulteti i Arteve në Kolegjin AAB, është duke bërë rrugëtimin e saj premtues në skenën muzikore të Kosovës. Me një karrierë të pasur me mbi 70 paraqitje në festivale, koncerte  vendore dhe ndërkombëtare, ajo deri tani ka përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe Kolegjin AAB në çdo projekt artistik.

Projekti “Time to Go” në konferencën ndërkombëtare

Ajo ka arritur të prezantoj projektin e saj muzikor “Time to Go”, në Konferencën e 34-të Ndërkombëtare për Virginia Woolf, që u mbajt në King’s College London dhe University of Sussex. Në konferencë morën pjesë mbi 350 studiues dhe artistë nga universitete dhe institucione të njohura ndërkombëtare.

Sukseset akademike dhe në muzikë

Ky projekt nga Klea është shembull i frymëzimit për brezat e rinj, ku përmes përkushtimit, disiplinës dhe talentit arrihen sukseset edhe jashtë kufijve të vendit.

Klea gjithashtu ka shënuar një sukses të radhës, duke u kualifikuar në finalen e Festivalit të Këngës në RTK, që konfirmon aftësitë e saj për të shkëlqyer në muzikë, sikurse në aspektin akademik.

Share: