Kolegji AAB mori pjesë në takimin e 3-të të Grupit Tematik të EUA për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie “Zhvillimi i Stafit dhe Bashkëpunimi Transkombëtar”, i cili u mbajt në Campus Valla, Linköping University, Suedi. Ngjarja mblodhi përfaqësues nga universitetet kryesore evropiane, përfshirë Universitetin e Linköping, Ruhr University Bochum, National Polytechnic University of Armenia të Armenisë, Tbilisi Medical Academy (TMA), University of Georgia (UG(UG), Université Côte d’Azur(Francë), Aleksandër Moisiu” University– UAMD (Durrës, Shqipëri), Universidad de Huelva (Spanjë) dhe University of Warwick-ut (MB).
Në këtë Grup Pune, Kolegjin AAB e përfaqësuan Prorektorja Venera Llunji dhe Zyrtarja për Projekte, Ereza Mehmeti.
Takimi u përqendrua në frymën e bashkëpunimit mbi zhvillimin e stafit dhe bashkëpunimin akademik ndërkombëtar brenda kornizës së Forumit të EUA për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie 2026. Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime interaktive për të identifikuar praktikat më të mira, sfidat dhe qasjet inovative për përmirësimin e zhvillimit profesional të stafit akademik dhe administrativ në institucionet e arsimit të lartë në Evropë.
Kontributi i Kolegjit AAB theksoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit, praktikave gjithëpërfshirëse dhe iniciativave për forcimin e kapaciteteve, të cilat përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe partneritetet institucionale.
Ky takim forcoi angazhimin e universiteteve evropiane për të forcuar bashkëpunimin, ndarjen e ekspertizës dhe promovimin e suksesit në mësimdhënie, duke kontribuar në një tabló të arsimit të lartë më të lidhur dhe inovativ.

