Fakulteti i Shkencave Shëndetësore i Kolegjit AAB, ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diabetit.
Qytetarët treguan interesim të madh duke marrë pjesë në matjet falas të glikemisë, caktimin e BMI-së dhe në këshillimet për stil të shëndetshëm jetese nga studentët e Fakultetit të Infermierisë.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe fletëpalosje informuese dhe edukuese, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
Studentët nën mbikëqyrjen e As. Shenaj Mumini dhe As. Valentina Demaj, realizuan shërbimet profesionale, duke kontribuar në edukimin shëndetësor të komunitetit dhe në zhvillimin e tyre praktik.
Kolegji AAB vazhdon të mbështesë iniciativat që promovojnë shëndetin publik dhe angazhimin e studentëve në aktivitete me ndikim në komunitet.


