Komunikimi në Epokën e Inteligjencës Artificiale: Transformimet, Politika dhe Shoqëria
Prishtina: 06.06.2026 - 06.06.2026
Tipi: Konferencë ndërkombëtare për studentë hulumtues:
Organizator:
Kolegji AAB, Prishtinë, Kosovë
Në partneritet:
Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës
Universiteti Algjebra Bernays, Zagreb
Communication Institute of Greece, Athinë
Fakulteti i Komunikimit Masmedial, Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit, Trnava (tbc)
Komunikimi në epokën e inteligjencës artificiale: transformimet, politika dhe shoqëria
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale (AI), në epokën bashkëkohore të transformimit digjital,
kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ndërtohet dhe ndërmjetësohet komunikimi në fusha
të ndryshme. Media, marketingu, edukimi, komunikimi politik, komunikimi publik, marketingu,
ekonomia në përgjithësi dhe fusha te tjera, tashmë kanë emigruar në platforma online (van
Dijck et al., 2018). Në botën e trazuar dhe konfliktuoze mjedisi mediatik përfaqëson një
moment kritik transformimi, ku një johuman ka hyrë si aktor komunikues (AI) i cili shumëfishon
prodhimin e përmbajtjes, analizën e të dhënave dhe ndërveprimin me publikun (Dodds et al.,
2025).
Në marketing dhe ekonomi, inteligjenca artificiale ka kontribuar në kalimin drejt një paradigme
të bazuar në të dhëna, automatizim dhe personalizim, duke ndikuar në vendimmarrje
strategjike dhe në rritjen e efikasitetit të tregjeve (Chintalapati & Pandey, 2021), por edhe për
të analizuar sjelljen e konsumatorëve, optimizuar operacionet dhe për të krijuar avantazh
konkurrues në një mjedis gjithnjë e më dinamik (Verma et al., 2021). Profesionistët e
komunikimit strategjik shtrojnë pyetjen: a mund të krijojmë marrëdhënie nëpërmjet
inteligjencës artificiale? (Oh & Ki, 2024).
Në fushën e edukimit, AI po transformon procesin e të nxënit përmes sistemeve të
personalizuara, tutorëve inteligjentë dhe vlerësimit të automatizuar, duke përmirësuar
performancën dhe përvojën e studentëve (Wang et al., 2024). Në këtë kontekst, zhvillimi i
aftësive të reja si “AI literacy” dhe prompt engineering bëhet thelbësor për të mundësuar
përdorimin kritik dhe efektiv të teknologjive inteligjente në arsim dhe më gjerë (Knoth et al.,
2024) dhe duke mos rënë pre as e technological enthusiasm nor within narratives of oligarchic
control (Popenici et al., 2025).
Në komunikimin politik dhe publik, inteligjenca artificiale po riformëson mënyrën se si aktorët
politikë dhe institucionet ndërtojnë narrativat, targetojnë elektoratin dhe menaxhojnë
perceptimin publik. Në epokën e propagandës së re ndërkombëtare ku meme dhe deep fake
bëhen virale dhe demokracinë e facebook-ut (Marichal, 2012), në epokën e post-truth, njerëzit
më shumë priren t'u besojnë ndjenjave dhe besimeve, sesa fakteve e argumenteve (d’Ancona,
2017) ndërsa përdorimi i strategjive të sofistikuara ndikon në manipulimin e publikut (Vaccari &
Valeriani, 2021).
Në tërësi, teknologjia në këto fusha përfaqëson një transformim të thellë strukturor, i cili
kërkon qasje ndërdisiplinore për të kuptuar implikimet e tij në nivel social, ekonomik dhe
demokratik.
Prandaj, qëllimi i kësaj konference është të ftojë profesionistët e fushës, studentët e nivelit
master dhe kandidatët për doktoraturë, si dhe studiuesit e rinj, që të kontribuojnë me
abstraktet e tyre shkencore. Konferenca do të zhvillohet në format online dhe pa pagesë, duke
synuar të krijojë një hapësirë ndërdisiplinore për diskutim dhe shkëmbim idesh mbi zhvillimet
bashkëkohore në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, me fokus të veçantë në
tematikat e mëposhtme:
Qëllimi i Konferencës
Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, praktikues, studentë masteri, kandidatë për
doktoraturë dhe studiues në fillimet e karrierës për të eksploruar ndikimin transformues të
inteligjencës artificiale në komunikim dhe fusha të lidhura me të. Eventi do të mbahet online
dhe pa pagesë, duke synuar të nxisë një hapësirë ndërdisiplinore për diskutim kritik, shkëmbim
njohurish dhe reflektim bashkëpunues mbi trendet dhe sfidat në zhvillim.
Tema të Sugjeruara (duke përfshirë, por pa u kufizuar në)
IA dhe Transformimi i Komunikimit
• Roli i IA-së si aktor komunikimi
• Automatizimi i prodhimit të përmbajtjes mediatike
• Ndërveprimi njeri-makinë në proceset e komunikimit
• Media dixhitale, platformat dhe platformizimi
• Gazetaria dhe marrëdhëniet me publikun në epokën e IA-së
• Ekosistemet dixhitale dhe ndikimi i tyre shoqëror
• Qeverisja algoritmike e shpërndarjes së informacionit.
IA në Marketing dhe Ekonomi
• Marketing dhe analiza të bazuara në të dhëna
• Personalizimi dhe sjellja e konsumatorit
• Automatizimi dhe vendimmarrja strategjike
• Komunikimi strategjik dhe marrëdhëniet me publikun
• Ndërtimi i marrëdhënieve përmes IA-së
• Etika, besimi dhe transparenca në komunikimin e automatizuar
• IA në branding dhe menaxhimin e reputacionit.
IA në Arsim
• Mjedise të personalizuara të të nxënit dhe tutorë inteligjentë
• Sisteme të automatizuara vlerësimi dhe reagimi
• Shkrim-leximi i IA-së dhe kompetencat dixhitale
• Ndërveprimi njeri-IA në mjediset arsimore.
Komunikimi politik dhe publik në epokën e IA-së
• Propaganda dixhitale dhe dezinformimi
• Deepfakes, meme dhe komunikimi vizual politik
• Dinamika pas së vërtetës dhe perceptimi publik
• Ndikimi algoritmik në angazhimin politik.
Etika, Rregullimi dhe Implikimet Sociale
• Rreziqet e manipulimit, paragjykimit dhe kontrollit
• Qeverisja dhe rregullimi i teknologjive të IA-së
• Balancimi i inovacionit me përgjegjësinë etike
• Transparenca dhe llogaridhënia në sistemet e IA-së.
Qasjet ndërdisiplinore ndaj IA-së
• Implikimet sociale, ekonomike dhe demokratike të IA-së
• Bashkëpunimi dhe kërkimi ndërdisiplinor
• Perspektiva kritike mbi teknologjinë dhe shoqërinë.
Informacione për të aplikuar në konferencë:
Ne ftojmë dorëzimin e abstrakteve (150-200 fjalë) që trajtojnë aspekte teorike, empirike ose
metodologjike që lidhen me temat e konferencës dhe kontribute nga perspektiva
ndërdisiplinore.
Abstraktet dërgohen në emailin e konferencës: [email protected]
Data dhe informacione të rëndësishme:
Dërgimi i abstrakteve: 06/05/2026
Njoftimi për pranimin/refuzimin e abstrakteve: 16/05/2026
Konferenca (Google Meet): 06/06/2026.
Pjesëmarrësit nga Kosova do të prezantojnë fizikisht në Kolegjin AAB.
Abstraktet e pranuara do të publikohen në Librin e abstrakteve-para konferencës, ndërsa
prezantuesit do të marrin edhe certifikatë pjesëmarrjeje.
Pas konferencës, pjesëmarrësit do të mund të dërgojnë edhe punimin e plotë (opcionale) i cili
do të publikohet në Proceedings të konferencës ( si vitet e kaluara ).
Disa nga punimet e përzgjedhura, pasi të kalojnë vlerësimin e recensentëve, do të publikohen
në revistën Thesis.
Udhëzues për abstraktet:
Titulli i punimit, mundësisht jo më shumë se 12-13 fjalë
Titulli, Emër e Mbiemër
Institucioni XY, vendi
email: [email protected]
Abstrakt
Abstrakti është kryesisht një paragraf i vetëm i cili përmbledh çështjet thelbësore të një studimi, në 150-
200 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të
kërkimit; b. Qëllimet: përshkrim i shkurtër çfarë dëshironi të arrini; c. Metodat/procedurat; d.
Rezultatet/gjetjet; e. Përfundime/implikime. Të gjitha këto në një tekst harmonik – koherent.
Fjalë kyç: rrjete sociale, reklamë, komunikim asiemtrik, media të reja, konsumator. (5-6 fjalë kyç)
Komiteti Shkencor
Prof. Asist. Dr. Dejan Gluvačević, Universiteti Algebra Bernays, Kroaci
Prof.Asoc. Dr. Margarita Kefalaki, Instituti i Komunikimit të Greqisë, Athinë
Prof.Asoc. Dr. Elvin Luku, Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Prof.Asoc. Dr. Hasan Saliu, Kolegji AAB, Kosovë
Prof.Asoc. Dr. Ľudmila Čábyová, Fakulteti i Komunikimit Masmedia, Trnava, Sllovaki
Prof. Asist. Dr Gazmend Abrashi, Kolegji AAB, Kosovë
Komiteti Organizativ
Hasan Saliu, Kolegji AAB
Gazmend Abrashi, Kolegji AAB
Elvin Luku, Universiteti i Tiranës
Eriona Ajvazi, Kolegji AAB