Naile Demiri, pas përfundimit të gjimnazit 1999, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (sistem 4-vjeçar), ku diplomoi më 18 shkurt 2005, duke fituar titullin Diplomë universitare për mësimdhënie në nivel parauniversitar.
Karriera e saj profesionale filloi gjatë vitit shkollor 2003/2004, kur u angazhua për një vit si arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan. Pas kësaj, për dy vite (2005–2007), punoi në media te shkruara, si gazetare në “Iliria Post” dhe më pas si zëvendësredaktore në gazetën “Pavarësia News”.
Nga viti 2007 deri në vitin 2014, ka qenë e punësuar në Kolegjin UBT në disa pozita: ligjëruese dhe koordinatore e Fakultetit për Media dhe Komunikim, zyrtare për Media dhe Komunikim me Publikun, si dhe kryeredaktore e gazetës “UBT News” dhe revistës “UBT Alumni”. Në periudhën 2007–2010, ka vijuar dhe përfunduar studimet master në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke fituar titullin Master i Shkencave Filologjike – Letërsi Shqipe. Ka diplomuar me studimin “Nivelet narrative në romanin Darka e gabuar të Ismail Kadaresë”, nën mentorimin e prof. dr. Zejnullah Rrahmanit. Me propozimin e mentorit, këtë studim e ka botuar si libër, i cili përfaqëson kontributin e saj të parë shkencor në fushën e letërsisë.
Gjatë kohës sa ishte në Kolegjin UBT, në vitin 2012, ka qenë njëkohësisht e angazhuar si ligjëruese në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Nga viti 2014 deri më 2019, ka udhëhequr Zyrën për Marrëdhënie me Publikun në Kolegjin AAB.
Po ashtu, që nga viti 2014 e në vazhdim, është ligjëruese e lëndëve të gramatikës së gjuhës shqipe dhe shkimit akademik në të njëjtin kolegj.
Përveç përvojës në arsim dhe media, znj. Demiri ka qenë aktive edhe në institucione
vendimmarrëse dhe projekte ndërkombëtare. Gjatë viteve 2016–2019, ka qenë anëtare e bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Po ashtu, ka shërbyer si Këshilltare për Media në një projekt të përbashkët të Odës së Zejtarëve të Dortmundit dhe Odës Ekonomike të Kosovës (2016–2018).
Publikime:
– Punime shkencore:
Gjurmime në historinë e shtypit shqiptar të viteve 1945-1990 (me Prof. dr. Hamit Boriçi)
Përse letërsia shqipe e la pas dore dhe nuk e trajtoi “Tragjedinë e Tivarit”
Marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe kroatëve ndër shekuj, Kroaci, 2016
Gazetari i medieve lokale përballë gazetarit të medieve kombëtare dhe ndërkombëtare
Recensione:
– 30 recensione të publikuara nëpër revista dhe gazeta ditore nga viti 2007 deri në 2024, si: “Zëri”,“Koha ditore”, “Lajm”, “Epoka e re”, “Bota sot” etj …“Tregimet e Ballofcit, autor Zejnullha Rrahmani, “Udha kratilike”, autor Nysret Krasniqi, “Rrota e ujit” autore Resmije Kryeziu, “Sytë e vetmisë” autor Sali Bashota, “Gloria në mes” autor Ibrahim Kadriu, “Misioni rus” autor Ibrahim Kadriu, “Kapërcimi i ujit të madh” autor Ibrahim Kadriu,“Dushkaja” autor Jusuf Buxhovi, “Kosova 1,2,3” autor Jusuf Buxhovi, “Kapërcimi i vetmisë “ autor Muhamet Mustafa, “Zemra qe te bie taman” autore Dije Demiri –Frangu, “Rrotull”, autor Jusuf Gevalla, “Safete Rogova – aktore dhe veprimtare emblematike” autor Frrok Kristaj, “Në hap me Rugovën” autor Adnan Merovci, “Me dy burra të Kosovës, Ibrahim Rugova e Mark Krasniqi”, autor Bajrush Morina,“Veç pavarësi, asgjë më pak “ autor Enver Robelli, “ I kam edhe dy fjalë” autor Lulzim Tafa, “Materia e zezë” autor Bujat Tafa, “Si e futi pullazgjiu Amerikën në luftë në Kosovë”, autore Stacy Sullivan, “Fëmija i pestë”, autor Doris Lesing, “Guximi për të shpresuar” autor Barak Obama, “Zbutja etigrit”, autor Toni Antonio, “Piktori i Qiellit” autor Fehmi Pireva dhe “Dashuri e Qelqtë”, autor Fehmi Pireva. Konferenca Shkencore 2025, Prishtinë – Fjalët e tepërta në masmedie dhe roli i teknologjisë digjitale në korrigjimin e gabimeve sintaksore (bashkautor me Bujar Tafa, Kolegji AAB)
2016, Dubrovnik – Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kroatëve ndër shekuj
2016, Tiranë – Informim dhe lavdërim nga zyra e presidencës së Kosovës
2017, Prishtinë – Simbolet mesdhetare në poezinë e Basri Çapriqit
2017, Prishtinë – Poezia profetike (bashkautor me Artan Kajtazin)
2017, Prishtinë – Transformimi dhe periodizimi i shtojcës kulturore: Rasti i
Gazetës “Zëri”
2018, Amsterdam – Konferenca e 10-të Globale e organizuar nga Forumi Ndërkombëtar i Ekonomistëve
Trajnime dhe Certifikime
2008 – Certifikatë për përfundimin e programit Managment Track Program, National Albanian American Council, USAID & KIPA
2009 – Certifikatë për përfundimin e programit Strategic Anticorruption Management Program, NAAC, USAID & KIPA
2020 – 2021 – Programi “Investoni në udhëheqësi brenda jush”, ProWoman Kosova, financuar nga Ambasada e Kanadasë
21.07.2022 – Certifikatë: Parimet e Vlerësimit të Studentëve dhe Ndërtimi i Notave, QAPI
24.02.2023 – Certifikatë: Planifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve, QAPI
Naile Demiri jeton në Prishtinë me vajzën e saj.