Blerim Olluri lindi më 7 dhjetor të vitit 1974 në Lipjan. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në qytetin e lindjes. Studimet universitare i vijoi në Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e magjistraturës i kreu në Fakultetin e Kriminalistikës në Sarajevë. Ndërkohë studimet e doktoratës në Fushën e Drejtësisë i ka përfunduar në Tiranë.
Blerim Olluri ka një përvojë të konsiderueshme si profesor universitar në institucionet e arsimit të lartë, veçanërisht në lëndët penale.
Aktualisht është Rektor në Kolegjin AAB- një nga institucionet universitare më të mëdha në Kosovë dhe rajon. Olluri ka qenë anëtar i Këshillit për Cilësi në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të institucioneve për Arsim të Lartë, gjithashtu është anëtar i rregullt i Akademisë Amerikane për Shkenca Forenzike (AAFS).
Është i certifikuar si ekspert forenzik në shumë fusha të ekspertizës forenzike.
Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga punimet shkencore të tij janë publikuar në “SCOPUS”, “Web of Science”, poashtu edhe në shumë revista shkencore vendore.
Optimization Parameters of Fragmentary Voltage and Collision Energy for the Identification and separation of 1,3,5-Triamino-2,4,6-Trinitrobenzene (TATB) from other Explosives with Liquid Chromatography/Tandem Mass Spectrometry (LC/MS/MS), Poster Presentation, American Academy of Forensic Science, (2020), Anaheim CA, USA.
The Chemical Composition of GSR of Commonly Encountered Samples in Shooting Events in Kosovo by an Optimized and Validated Scanning Electron Microscope with Energy Dispersive X-Ray Spectroscopy (SEM/EDS) Method, Criminalistics, Poster Presentation, American Academy of Forensic Science, (2020), Anaheim CA, USA.
A study of the effect of working parameters and validation of SEM/EDS method for determination of elemental composition of commonly encountered GSR samples in shooting events in Kosovo, JFS, Volume 66, issue 6, AAFS, (2021), https://doi.org/10.1111/1556-4029.14803.
Assessment of Persistence of Gunshot Residues Produced by Firearms from Criminal Cases in the Republic of Kosovo, Sci.2022, 12(20), 10477; https://doi.org/10.3390/app122010477.
Importance, Tasks and Principles of Criminal Traceology, European Academic Research, ISSN 2286-4822, Impact Factor: 3.1 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), (2014).
Challenges for Implementing Standards Compliant with ISO/IEC 17025, for Narcotics and DNA Laboratory’s, World Academy of Science, Engineering and Technology eISSN: 1307-6892, (2015), London, UK.
The Role of IT Forensics in Combating Terrorism, ICTEA, ISBN: 978-9928-4221-5-6, (2015), Dubrovnik.
Development and Validation of a Thin Layer Chromatography Method in Forensics, for the Analysis of Organic Gunpoëder Residues after Firing Weapons, European Academic Research, ISSN 2286-4822, Impact Factor: 3.1 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), (2015).
Blerim Olluri në vitin 2000 u angazhua në Policinë e Kosovës, gjatë shërbimit të tij 15-vjeçar në këtë institucion shtetëror ai u avancua dhe u gradua me gradat: rreshter, toger, kapiten, major dhe nënkolonel policor.
Nga viti 2003 deri në vitin 2010, Blerim Olluri shërbeu si drejtor i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës në Policinë e Kosovës. Gjatë periudhës kohore sa ishte në detyrën e drejtorit ai luajti rol kyç dhe dha kontribut rrënjësor në themelimin, ndërtimin dhe funksionalizmin e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës në Policinë e Kosovës, si dhe dha kontribut themelor në shndërrimin e këtij laboratori në Agjenci Shtetërore për Forenzikë. Kontributi i tij përfshiu hartimin e legjislacionit të nevojshëm, transferimin dhe kontraktimin e personelit si dhe transferimin e aseteve nga Policia e Kosovës në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në vitin 2015, Blerim Olluri u emërua Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, duke u bërë autoriteti më i lartë ekzekutiv, administrativ, teknik dhe operativ i këtij institucioni shtetëror. Përgjegjësitë e tij përfshinin hartimin e politikave dhe strategjive të institucionit, administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm, organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe të vendimmarrjeve, menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe pasurisë së institucionit.
Gjatë kësaj periudhe (2015-2024) Agjencia e Kosovës për Forenzikë nën drejtimin e tij u zhvillua dhe arriti ngritje të kapaciteteve dhe të funksioneve forenzike duke akredituar shumë laboratorë shkencor sipas normave ndërkombëtare.
Sot, Agjencia e Kosovës për Forenzikë e cila ishte nën drejtimin e Blerim Ollurit për 20 vite, konsiderohet si një nga agjencitë më të besueshme dhe më të zhvilluara jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë.
Blerim Olluri konsiderohet themelues i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës dhe Forenzikës së Kosovës.
Blerim Olluri ka qenë pjesëtar dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai flet, lexon dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe.