PhD. Candidat.

Ersan Hamdiu

Ersan Hamdiu, ka lindur në vitin 1989 në Prishtinë, aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka gradën Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike nga Kolegji AAB dhe Bachelor i shkencave në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Ai ka një përvojë të pasur në fushën e shkencave kompjuterike, pasi ka punuar si programer për disa vite përpara se të kalojë në një karrierë në arsim. Ai ka shërbyer po ashtu 7 vjet edhe si mësimdhës në The British School of Kosova. Ersani ka dhënë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në fushën e shkencave kompjuterike përmes kërkimeve të tij. Ai ka disa punime kërkimore të botuara në revista akademike me reputacion, gjithashtu pjesëmarrës në konferenca te ndryshme rajonale. Fusha e hulumtimit të tij fokusohet në  rrjetave dhe shkencë të të dhënave (Data Science).

Ersani flet rrjedhshëm anglisht, turqisht dhe serbisht, gjë që i ka mundësuar atij të komunikojë dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me kolegë edhe në mjedise të ndryshme akademike dhe profesionale.