Dekan

Bleron Azizi

Bleron Azizi i lindur në Ohër, Maqedoni e Veriut në vitin 1989.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në qytetin e Kërçovës, Maqedoni e Veriut, ndërsa studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë, Drejtimi Stomatologji në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2013.

Studimet e Doktoratës i ka përfunduarr në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Stomatologjisë, dhe e merr titullin Doktor Shkence në Mjekësi Dentare/Kirurgji Orale në Universitetin e Zagrebit, në vitin 2018.

Fitues i çmimit Doktorata më e mirë e vitit 2018 nga Universiteti i Zagrebit!

Në Janar të vitit 2020 përfundon specializimin nga Kirurgjia Orale në Qendrën Klinike Universitare pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij”, Shkup.

Që nga viti 2019 punon si ligjerues e më pastaj në thirrjen Profesor asistent në Kolegjin AAB, Fakulteti i Stomatologjisë. Njëkohësisht nga viti 2023 punon edhe si Profesor në Universitetin Jaume I, Castellon, Spanjë në programin Master për Implantologji dentare.

Është autor dhe koautor i punimeve shkencore të publikuara në revista të indeksuara në Web of Science dhe Scopus. Pjesëmarrës aktiv në kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare.

Ligjëron lëndët:

Kirurgji Orale Klinike, Kirurgji Orale paraklinike, Implantologji Dentare.