Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike filluan aktivitetin e tyre në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqes kryesore të Javës së Gruas 2022 duke vazhduar traditën e bashkëpunimit tashmë disa vjeçar në përkrahjen e projektit “Java e Gruas” (Week of Women) që organizohet për të disatën herë me radhë.
Në vazhdën e bashkëpunimit shumëvjeçar të këtij fakulteti me organizatën nga ShBA, NDI (National Democratic Institute), këtë vit studentët tanë do të mirëmbajnë bazën e të dhënave e krijuar kjo vite më parë nga studentët tanë. Po ashtu para dy viteve studentët tanë e kanë krijuar databazën e Kuvendit të Kosovës, si ndihmë e NDI për punën e Kuvendit të Kosovës.