Fakulteti i Shkencave Kompjuterike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Polymath Labs

28 Qershor 2022

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe Polymath Labs. Kjo marrëveshje u nënshkruar nga dekani i këtij fakulteti, Jusuf Qarkaxhija dhe drejtorit menaxhues të Polymath Labs, Muharrem Shefkiu.

Me anë të këtij memorandum synohet përcaktimi i fushave të bashkëpunimit, siç janë realizimi i punës praktike të studentëve dhe punësimi i tyre, shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave, pjesëmarrja në konferenca dhe trajnime të përbashkëta, promovimi i nismave të përbashkëta profesionale dhe akademike etj.

Të dy institucionet do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke dhe do t’i ofrojnë njëra tjetrës ndihmën e duhur gjatë organizimit të ngjarjeve me interes të përbashkët.

Share: