Veprimtari Reshat Sahitaj, ka dhënë për bibliotekën e Kolegjit AAB nëntë libra, ndërsa vlerësoi organizimin e panairit vjeshtor të librit AAB 2022. Sahitaj, tha se panaire të tilla shërbejnë në të mirë të njerëzve, duke i pajisur me dituri përmes leximit të titujve që ata zgjedhin.
Ai ofroi për bibliotekën e Kolegjit AAB nëntë libra, duke shtuar se kështu pasurohen zgjedhjet që kanë lexuesit.
Reshat Sahitaj, njihet për veprimtari letrare, kulturore e atdhetare duke qenë edhe Kryetar i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës. Ai organizoi shumë demonstrata kundër terrorit serb në Kosovë. Ofroi kontribut të madh edhe në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Parlamentin Evropian, nga viti 1989 deri 1998.