Biblioteka e Kolegjit AAB pasurohet edhe me 60 tituj librash, donacion nga Britania e Madhe

25 Qershor 2018

Biblioteka e Kolegjit AAB është pasuruar edhe me 60 tituj librash, kryesisht të fushës së letërsisë, të cilat i dhuroi Simon Manke nga komuniteti “Beech Grove” nga Britania e Madhe.

Me këtë rast, z.Manke u shpreh se ky donacion librash nga komuniteti “Beech Grove” për Bibliotekën e Kolegjit AAB është vetëm fillimi dhe se në të ardhmen priten donacione edhe të shumë titujve të tjerë.

Në anën tjetër, drejtori Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka, me rastin e pranimit të këtyre titujve, e falënderoi z. Manke dhe tha se me këto libra do të mund të përfitojnë studentët, stafi i AAB-së dhe gjithë hulumtuesit shkencorë.

Kujtojmë se Biblioteka Qendrore AAB në Prishtinë ka edhe dy njësi të tjera, njërën në Kampusin AAB Ferizaj dhe tjetrën në Kampusin AAB Gjakovë, në të cilat u mundësohet qasje e lirë të gjithë studentëve të interesuar për shfrytëzimin e literaturës.

Share: