Lis Qarkaxhija nga “Julius Maximilians – University of Würzburg”, zhvilloi ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

29 Nëntor 2022

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB ishin të pranishëm në një ligjëratë me të ftuar Lis Qarkaxhija, ligjërues në Julius Maximilians – University of Würzburg.

Qarkaxhija foli para studentëve në lidhje me temën “Graph Attention Networks and Differential Pooling”, ku sqaroi rolin e grafeve të cilat po përdoren çdo ditë e më shumë si struktura abstrakte për reprezentimin e modeleve të ndryshme si në rrjetet sociale, rrjetet e-commerce, molekulat, etj.

Gjatë ligjëratës u diskutua për dy nga modelet më të njohura për mësimin e reprezentimit të grafeve të quajtura Graph Attention Networks (GAT) and DIFFPOOL e që përdoren për klasifikim të tyre.

Share: