Olta Llaha, e cila është e angazhuar si ligjëruese në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar “Logos” në Tiranë, ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.
Tema e kësaj ligjërate ishte “Vizualizimi i të dhënave dhe vlerësimi i performancës së algoritmeve machine learning”, ku shtjelloi disa prej koncepteve të përgjithshme të teknologjisë ML dhe përdorimit të saj. Përveç tjerash pati edhe disa koleksione të dhënash lidhur me rastet studimore brenda Shqipërisë, rezultatet e të cilave u janë prezantuar studentëve të Kolegjit AAB, bashkë me performancën e algoritmeve të ndryshme.