Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike merr pjesë në trajnimin e Radboud University në Holandë

11 Korrik 2023
The professor of the Faculty of Computer Science participates in the training of Radboud University in the Netherlands

Si pjesë e shkëmbimit të stafit profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Samir Jakupi, ishte gjithashtu pjesë e një trajnimi në Radboud University të Holandës.

Trajnimi “Getting started with R: An introduction to data analysis” udhëhiqej nga profesori Thomas Niederkofler, duke trajtuar në detaje një nga temat që përkon me teknologjinë dhe në përgjithësi me shkencat kompjuterike.

Shkëmbimi i stafit financohet nga programi Erasmus+, falë bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me Radboud University.

Share: