Dr. sc.

Emrush Kastrati

Dr. Sc. Emrush Kastrati ka lindur më 12 dhjetor 1958 në fsh.Turjakë Komuna e Malishevës, shkollimin fillor e përfundoj në fsh. Lubizhdë Komuna e Malishevës, ndërsa atë mesëm në fsh. Kijevë atëherë Komuna e Klinës ndërsa tash Komuna e Malishevës. Në vitin 1983, diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e përgjithshëm (https://uni-pr.edu/) .  Në vitin 2009 përfundoj studimet posdiplomike ku fitoj gradën shkencore Magjistër i Shkencave Juridiko-Penale, Universiteti i Prishtinës-Fakulteti Juridik, ndërsa në vitin 2016 përfundoj studimet e doktoratës në Universitetin Europian të Tiranës, në Tiranë me temën: “Vepra penale e Vrasjes në Kosovë, me vështrim të posaçëm në territorin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë” dhe fitoj titullin Doktor i Shkencave Juridiko – Penale, profili e Drejtë Publike (https://uet.edu.al).

Përvoja e tij profesionale filloi në KK-Rahovec si praktikant prej 01/12/1983–01/04/1984, mandej prej 01/04/1984–01/06/1986, Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Rahovec, për të vazhduar prej 01/06/1986 Kryetar-Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Malishevë, kurse nga data 01.01.1988–31/12/1990 Gjyqtar-Kryetar në Gjykatën Komunale në Malishevë. Nga dt.01/01/1992–31/12/1997             Avokat – Oda e Avokateve të Kosovës në Malishevë, ndërsa nga data 01/09/2000–30/11/2004, Gjyqtar – Gjykata Komunale në Malishevë, kurse nga 01/12/2004–30/10/2010, Kryetar – Gjykata Komunale në Malishevë. Prej dt. 15/12/2010- 10/09/2012, Zyrtar i lartë ligjor – Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, për të vazhduar tutje nga dt.30/08/2012–01/08/2013, Anëtar i Komisionit të Pavarur për Media të Kosovës, Prishtinë. Nga data 01/01/2013, Avokat – Oda e Avokateve të Kosovës, ku edhe tani vazhdon të jetë Avokat.

Prof. Emrush Kastrati nga data 01/10/2013–28/02/2017 ishte Profesor – Kolegji ISPE, Prishtinë, kurse punën akademike si profesor i rregullt e vazhdon nga viti 2017 në Kolegjin Universitar AAB Fakulteti Jurdik, për të vazhduar deri me dt.30.09.2023 ku edhe u pensionua, kurse tani ende vazhdon si Profesor i angazhuar.

Pra siç shifet Prof. Kastrati ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2017 është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB ku ligjëron lëndë të fushës Juridiko-Penale në Bachelor dhe Master, si Organizimi i sistemit Gjyqësor, E Drejtë e Procedurës penale (të shtundeve) në Bachelor, në Master më parë E Drejtë e procedurës penale, E Drejtë penale ndërkombëtare dhe e Drejta penale krahasuese, në Kampusin e Gjakovës ka ligjëruar lëndët e Drejtë Penale dhe e Drejtë e Procedurës Penale.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

  • Pozita juridiko-penale e të miturve në Republikën e Kosovës pas vitit 1999, Gusht 2022, INTJECSE,International Journal of Early Childhood Spcial Education ISSN: 1308-5581, www.int-Jecse.net http://adjuris.ro/revista/an10nr3.html
  • Prezenca e korrupsionit zyrtar si pengesë në integrimet Europiane të Kosovës dhjetor 2021, Perspectives of Law and Public Administration Volume 10, Issue 3, December 2021 295.
  • Sistemi gjyqësor i Kosovës dhe pasojat e pandemisë Covid 19 Shtator 2020, Hosted by: AAB College, Prishtina, Kosovo https://aab edu.net/en/conference/transformations-and-consequences-in-society-due-to-covid-19-pandemia.
  • Vepra penale e kontrabandimit të emigrantëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Qershor 2016, ISBN: 978-83-7729-314-0  KSIĘŻY MŁYN Publishing House Michał Koliński  Department of Commissioned Publications ul. Księży Młyn 14, 90-345 Lodz, Poland tel./faks (+48) 42 632 78 61, 42 630 71 17, 602 34 98 02 www.km.com.pl; e-mail: [email protected]   Łódź 2016 First published.
  • Dënimet alternative sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Qershor 2016, ISBN: 978-83-7729-314-0  KSIĘŻY MŁYN Publishing House Michał Koliński  Department of Commissioned Publications ul. Księży Młyn 14, 90-345 Lodz, Poland tel./faks (+48) 42 632 78 61, 42 630 71 17, 602 34 98 02 www.km.com.pl; e-mail: [email protected]   Łódź 2016. First published.
  • Pranueshmëria e provave të siguruara për mes masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit sipas Kodit të Procedurës penale të Republikës së Kosovës, Mars 2015, Academic Journal of Interdisiplinary Studies MCSER Publishing, Rome Italy.
  • Faza e ngritjes së aktakuzës dhe e  Deklarimit 2015 International Journal of Academic Research and Reflection Vol. 3, No. 1, 2015 ISSN 2309-0405 Progressive Academic Publishing, UK Page 77 www.idpublications.org
  • Lufta kundër Krimit të Organizuar në Republikën e Kosovës, Shkurt 2015, Prevention and Efficiency, Journal of Modern Education Review, ISSN 2155-7993, USA February 2015, Volume 5, No. 2, pp. 187–194 Doi: 10.15341/jmer(2155-7993)/02.05.2015/008 Academic Star Publishing Company, 2015 http://www.academicstar.us
  • Dënimet kryesore sipas Kodit Penal të Republikë së Kosovës, Gusht 2014, Mediterranean Journal of Social Sciences MCSER Publishing, Rome-Italy Vol 5 No 19 August 2014. ISSN 2039-2117 (online) ISSN 2039-9340 (print).
  • Heqja e lirisë së personit para ngritjes së aktakuzës sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Gusht 2014, Media & Mass Communication ISSN 1314-8028, Volume 3, 2014 Journal of International Scientific Publications www.scientific-publications.net
  • Dorëzania si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit gjatë procedurës penale, Prill 2014, Buletini Shkencor nr.6 viti 2014 Ulqin.
  • Paraburgimi pa arsye, Nëntor 2013, Organizuar nga Qendra për  Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Akademia Diplomatike Shqiptare Tetovë dhe Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, botuar në Revista Shkencore Ndërkombëtare “DISKUTIME” Tetovë, ISSN 1857-825X.
  • Paraburgimi si Masë për Sigurimin e Pranisë së të Pandehurit Gjatë Procedurës Penale, Qershor 2013, Organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Akademia Diplomatike Shqiptare Tetovë dhe Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, botuar në Revista Shkencore Ndërkombëtare “DISKUTIME” Tetovë, ISSN 1857-825X.
  • Falsifikimi i Dokumenteve, libër 2013, Shtëpia Botuese “MESHARI” Prishtinë.
  • Dhuna kundër Fëmijëve në Shqipëri dhe në Kosovë, 2012, Organizuar nga UNICEF në Shqipëri, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakulteti Juridik etj ISBN: 9789928162-52-6,Tiranë.
  • Aktakuza dhe Konfirmimi i Aktakuzës, 2010, Buletini “AVOKATURA” nr.9/210, i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Prof. Emrush Kastrati është një figurë me përvojë të gjatë në sistemin gjyqësor të Kosovës si gjyqtar dhe kryetar gjykate, në jetën akademike, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë, inovacionit dhe avancimit të institucioneve ku ka shërbyer dhe tani shërben.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.