Kolegji AAB është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Punës “Expokos” që po mbahet në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, për edicionin e 24-të me radhë.
Në këtë panair Kolegji AAB ka tërhequr qindra vizitorë të cilët u njoftuan me programet që ofrohen nga institucioni, mundësitë për studime, ofertat dhe çdo detaj tjetër që ndërlidhet me studentët dhe stafin akademik.
Studentët e ardhshëm patën mundësinë të njihen me programet akademike në nivelin Bachelor dhe Master, trajnimet që ofrohen, mbështetjen për punësim dhe në përgjithësi jetën studentore.
Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në panaire të tilla dëshmon sërish përkushtimin për të qenë afër studentëve për t’iu ofruar atyre një perspektivë të qartë për tregun e punës dhe të ardhmen.