AAB – Lider në Projekte Ndërkombëtare!  

6 Shtator 2024

🌍✨ Kolegji AAB ka thyer rekorde dhe ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në fushën e projekteve zhvillimore duke qenë institucioni i vetëm në Kosovë:

-me dy projekte Horizon Europe

-bartës i projektit CBHE (projekt për ngritjen e kapaciteteve)

-me projektin e tretë me radhë të Jean Monnet

-me projektin EMJDM (projekt për dizajnim të programit Master në partneritet me dy universitete ndërkombëtare)

– me një projekt të financuar nga Fondi Vishegrad+

– partner në një projekt të financuar nga Western Balkans Fund

– pjesë e një projekti ‘VET’ të financuar nga European Solidarity Corps.

Përveç këtyre, AAB është edhe partner në projekte të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, që forcojnë lidhjet e arsimit dhe kërkimit shkencor në nivel global.  Këto projekte ofrojnë përfitime të shumta për studentët dhe stafin e AAB, përfshirë mundësi për përvoja ndërkulturore që ndihmojnë në zhvillimin profesional dhe personal.

Share: