AAB në Gjakovë vendos partneritet me IP “Amelia”

5 Nëntor 2021

Edhe një mundësi shtesë për punë praktike është krijuar për studentët e programit Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve në degën e Gjakovës.

Ata tani e tutje do ta kenë edhe një mundësi shtesë që ngritjen e tyre profesionale krahas studimeve ta arrijnë përmes orëve të praktikës në IP “Amelia” në Gjakovë.

Një gjë e tillë është mundësuar përmes marrëveshjes për bashkëpunim, të nënshkruar më 04 nëntor 2021, në ambientet e Kolegjit AAB, dega në Gjakovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, Rifat Haxhija, dhe drejtoresha e IP “Amelia”, znj.Lindita Xhepa.

Share: