AAB në qendër të vëmendjes nga vizitorët në Panairin e Edukimit 2022

5 Maj 2022

Kolegji AAB po merr pjesë në Edicionin e 14-të të Panairit të Edukimit që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Në këtë Panair ku po marrin pjesë dhjetëra institucione arsimore nga vendi, rajoni e më gjerë, hapësira e Kolegjit AAB sikur edhe herët e tjera ishte ndër më të vizituara që në orët e para të Panairit.

“Panairi i Edukimit është një manifestim arsimor dhe një rast i mirë për të promovuar punën dhe arritjet tona për të gjithë ata që nuk kanë pasur rastin të vizitojnë AAB-në dhe që nuk kanë qenë të përshirë në proces”, tha Prorektori për Komunikim dhe Inovacion në Kolegjin AAB, Zija Rexhepi.

Ai theksoi se e veçanta e pjesëmarrjes së Kolegjit AAB në këtë edicion të Panairit të Edukimit është se krahas prezantimit të programeve e mundësive të studimit, kampusi i AAB-së për të gjithë të interesuarit vjen edhe në formatin virtual VR (virtual reality), gjë që ka zgjuar interesim te vizitorët.

Krahas kësaj, Kolegji AAB ka ofruar edhe një ofertë promovuese prej 10% në shumicën e programeve studimore, çfarë ka bërë që qysh në orët e para të panairit të ketë dhjetëra aplikacione nga maturantët.

Kujtojmë se Panairi do të jetë i hapur edhe të premten, më 06 maj 2022, ndërsa të interesuarit mund të informohen për mundësitë që ofron Kolegji AAB për vitin akademik 2022/23.

Share: