Një delegacion nga universiteti prestigjioz amerikan “University of Northern Iowa” (UNI) zhvilluan një vizitë në Kolegjin AAB.
Me rastin e kësaj vizite, zv/rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, i njoftoi ata me programet e studimit si dhe kushtet e tjera që ofron AAB, duke iu thënë se ky kolegj, si investimi më i madh në Kosovë dhe më gjerë i arsimit të lartë jo publik, është një storje suksesi për afro dy dekada pas themelimit.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e UNI ishin mjaft të interesuar për programet e studimit që ofron Kolegji AAB, ku panë edhe mundësi të shumta për bashkëpunim ndërinstitucional.
Përgatitja e mësimdhënësve për të ardhmen ishte tema kryesore që u diskutua në këtë takim, në të cilën edhe pritet të ketë bashkëpunim mes universitetit amerikan nga Iowa, UNI dhe Kolegjit AAB.