Pas një procesi transparent zgjedhor, të zhvilluar nga studentët, u zgjodh kryesia e re e Unionit të Studentëve të Kolegjit AAB. Procesi për zgjedhjen e Kryesisë së Unionit të Studentëve këtë herë u mbajt dy ditë. Në ditën e parë kandidatët prezantuan planprogramet e tyre, sipas të cilëve do të punojnë në krye të Unionit Studentor. Anëtarët e tjerë patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutonin mbi të njëjtat plane.
Në ditën e dytë anëtarët votuan për kryetare të Unionit të Studentëve Agnesa Vishesellën, studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze. Ajo u zotua në bashkëpunim mes të gjitha departamenteve dhe kampuseve të Kolegjit AAB, si dhe rritje të bashkëpunimit me parlamente të tjera studentore. Ndërsa, nënkryetar i këtij Unioni u zgjodh Donat Fuga, student i Fakultetit Ekonomik.
Kryetarja e deritanishme e Unionit të Studentëve, Gentiana Uruqi, ka uruar përfaqësuesit e zgjedhur, duke shtuar se kjo është detyrë që kërkon përkushtim. Ajo mes tjerash u shpreh se udhëheqja e Unionit Studentor të Kolegjit AAB ka qenë përgjegjësi por edhe një privilegj i madh, i cili do të mbetet rrugëtimi më i rëndësishëm për të.
Vlen të theksohet se edhe këtë herë procesi i votimit për zgjedhjet studentore ishte i veçantë sepse u realizua edhe online.