Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB do organizoj ngjarjen “AI Showcase Event”, një aktivitet dedikuar prezantimit të një projekti praktik të zhvilluar me inteligjencë artificiale nga profesori Valton Kamberaj.
Ky aktivitet do zhvillohet me datën 12 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 13:00 në Sallën e Konferencave të Kolegjit AAB. Ngjarja do të shërbejë si një platformë motivuese për studentët e shkencave kompjuterike dhe fushave të ndërlidhura, duke i orientuar drejt zhvillimeve bashkëkohore që po transformojnë profesionet dhe industrinë