Aktivisti dhe intelektuali nga Sllovakia Boris Strecanski mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

1 Nëntor 2024

Me temën “Dancing on a Thin Ice: Civil Society in Slovakia”, aktivisti dhe intelektuali nga Sllovakia Boris Strecanski ka mbajtur ligjëratë të hapur për studentët e Kolegjit AAB.
Strecanski, i cili ka kontribuar edhe për zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë, duke qenë i angazhuar në cilësi të ndryshme në disa projekte të rëndësishme, gjatë ligjëratës solli perspektiva për shoqërinë civile të Republikës së Kosovës dhe për fazat e zhvillimit në të ardhmen.
Studentët gjatë kësaj ligjërate patën rastin të nxjerrin përfundime të ndryshme në lidhje me fushën në të cilën Strecanski njihet.
Kjo ligjëratë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve sipas projektit “Ndikimi i BE’së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë”, financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions.

Share: