KOLEGJI AAB ORGANIZON AKTIVITET NDËRGJEGJËSUES ME FEDERATËN E PADELIT TË KOSOVËS

20 Tetor 2025

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, në bashkëpunim me Unionin e Studentëve dhe Federatën e Padelit të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për Tetorin – Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka organizuar një aktivitet të përbashkët në fushat e Federatës së Padelit.

Qëllimi i aktivitetit

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vetëdijesimi i studentëve për rëndësinë e aktivitetit fizik si masë parandaluese ndaj shumë sëmundjeve, përfshirë edhe promovimin e sportit të padelit si një formë moderne dhe atraktive e ushtrimit fizik.

Rëndësia e aktivitetit fizik

Në përmbyllje të aktivitetit, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva, falënderoi sekretarin e Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika, për bashkëpunimin, organizimin e suksesshëm dhe mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të iniciativave të tilla që promovojnë një stil jetese të shëndetshëm përmes sportit.

Share: