Samir Jakupi nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike mori pjesë në vizitën e parë studimore të projektit Homo Digitalis, të financuar nga programi Erasmus+, e cila u mbajt më 6 dhe 7 nëntor në Leibniz-Institute for Educational Media (GEI).
Vizita studimore mblodhi ekipe ndërdisiplinore nga Ballkani Perëndimor për të eksploruar mënyra inovative të integrimit të shkencave humane me teknologjitë dixhitale. Kjo përvojë dyditore jo vetëm që ofroi trajnime të fokusuara, por gjithashtu na pasuroi me një kuptim të ri për mënyrat se si ekipet bashkëpunojnë për të krijuar burime arsimore dixhitale të lehta për përdoruesit.
Përmes sesioneve të mbajtura pjesëmarrësit thelluan aftësitë e tyre dhe fituan perspektiva të reja mbi përmirësimin e kurrikulave.