AKTIVITETI HUMANITAR NGA STUDENTËT E KOLEGJIT AAB, “KROMOSOMET NUK DUHET TË PËRCAKTOJNË VLERËN E JETËS”

3 Janar 2018

Pas shumë aktiviteteve humanitare të fundvitit nga studentë të Kolegjit AAB, Fakulteti i Shkencave Sociale, organizoi një aktivitet tjetër për t’u dhuruar një dhuratë simbolike 49 fëmijëve të qendrës “Down Syndrome Kosova”.

Studentët u shprehën shumë të lumtur që patën mundësinë të ndihmojnë këta fëmijë me dhurata në ditë festash, duke thënë se një iniciativë si kjo dëshmon se të gjithë fëmijët janë të barabartë, pavarësisht nga zhvillimi i tyre fizik.

Ferdane Rraci gjithashtu falënderoi studentët dhe Kolegjin AAB që gjithmonë mendojnë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Share: