Në kuadër të ligjëratave me diplomatë të huaj në Kolegjin AAB, ambasadori finlandez, Sh. T. Johan Schalin ishte ambasadori i radhës i cili mbajti ligjëratë në lidhje me diplomacinë finlandeze.
Nën udhëheqjen e prof. Nexhmedin Spahiut, ambasadori Schalin shpalosi tema interesante që kishin të bëjnë me historinë e shtetit finlandez nëpër periudha të ndryshme historike. Gjatë dekadave të fundit, Finlanda ka luajtur një rol aktiv në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përmes ndërmjetësimit të paqes dhe detyrave të tjera ndërkombëtare. Ambasadori Schalin theksoi se krijimi i stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor është në interesin e Finlandës.
Ligjërata e diplomatit finlandez për studentë vazhdoi edhe me një seancë diskutimi ku studentët patën mundësi të marrin përgjigjet e tyre në pyetjet e shtruara për të ftuarin special.